Nën organizimin e Drejtorisë Komunale për Arsim dhe Qendrës Didaktike, në ambientet e Qendrës Didaktike në Gjakovë, u mbajt punëtoria “Përvoja amarikane në fillimin e vitit të ri shkollor”, me drejtorët e shkollave të Komunës së Gjakovës, ku ligjëroi Mr.Ali Zalli, ish prof i fizikës në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë dhe për 15 vite me radhë, prof i fizikës në Menhattan të New Yorkut, në njërën ndër qendrat më të njohura amerikane për shkencë dhe matematikë.
“Qëllimi i kësaj punëtorie nga Qendra Didatike, ka synim përmanent të sigurojë ekspertë të lemisë së arsimit, si për drejtorë ashtu dhe për mësimdhënës, në mënyrë që shkollat e Komunës së Gjakovës të krijojnë një bazë për një ciësi më të mirë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, krahas një udhëheqjeje të mirë dhe solide të shkollave tona”, tha zëvendës koordinatori i Qendrës Didaktike, prof. Tahir Bakalli.
Bakalli shtoi më tutje se në këtë takim, të pranishmit patën rast të shohin se si shkollat amerikane bëjnë përgatitjet profesionale e administrative për fillim të vitit shkollor dhe si manaxherët ashtu edhe mësimdhënësit krijojnë një bazë për një relacion më të mirë të diciplinës, vlerësimit, aktiviteteve dhe mësimdhënies në nivelin e shtetit amerikan.
“Kjo punëtori ishte një rast i volitshëm që drejtorët e shkollave te Komunës sonë të përfitojnë përvoja nga arsimi të një shteti me një arsim ndër më të avansuarit në botë”, tha më tej Bakalli për Zërin e Kosovës.
Në këtë takim mori pjesë edhe Luan Shllaku, Këshilltar për Arsim pranë Zyrës së kryetarit të Komunës së Gjakovës z.Ardian Gjini.
Kreu Kuriozitete Qendra Didaktike në Gjakovë dhe Drejtoria Komunale e Arsimit , organizuan Punëtorinë...