Qëndrimi i LPK-së për Marrëveshjen e Rambujesë, 1999 (3)

0
830

E vetmja gjë për të cilën ata këmbëngulnin deri në fund dhe deri në momentin e fundit ishte nënshkrimi i Marrëveshjes në Rambuje. Pandeli Majko, në bisedë me Kryetarin e LPK-së, Bedri Islami, kishte theksuar se Delegacioni i Kosovës në Rambuje duhet t’a nënshkruaj dokumenti sa më parë. Ai kërkonte përmes përfaqësuesve të LPK-së, që Thaçi duhet ta nënshkruajë dokumentin .[1] Ngurrimi i Kryetarit të Delegacionit të Kosovës në Rambuje, z.Hashim Thaçit për të firmosur Marrëveshjen e Rambujesë vinte sepse, ai nuk ishte krejt i lirë të vendoste si të dëshironte, për dy arsye madhore:

1.      Nënshkrimi i drafteve të para ishte rikthimi i Kosovës dhe i çështjes shqiptare në vitin 1989, pra autonomi e zgjeruar, sovranitet i pakërkund, bankat, gjykatat, doganat, policia do të ishte serbe, lufta do të pushonte. Në shkurtin e vitit 1999 Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte mbi 28 mijë ushtarë, rreth 10 mijë të tjerë po përgatiteshin në Shqipëri. Kishte vërshim në strukturat e saj jashtë Kosovës, mbështetja financiare dhe politike ishte tepër e fuqishme. Asnjëri prej tyre nuk do e dëgjonte “nënshkrimin” e këtij lloji të Thaçit. E gjithë ajo që paraqitej ishte në kundërshtim me gjithcka kishte synuar dhe punuar ai deri më tani.

2. Në kohën e “pikut” të Rambujesë, pra kur mendohej se gjithçka vërvitej e vendosej në sallat e kështjellës, në Kosovë po zhvilloheshin ngjarje dramatike. Adem Demaçi, duke qenë krejtësisht kundër marrëveshjes së Rambujesë, kishte synuar një lloj “rebelimi” të komandantëve të zonave dhe kishte pasur përkrahje nga ndonjëri prej tyre, që nuk ishte pa ndikim. Mirëpo, ndërsa nuk e kishin pranuar “rebelimin” e Adem Demaçit, SH.P i UÇK-së, kishte pasur rebelimin e tyre: kishin zgjedhur komandantin e ri të Përgjithshëm, Sylejman Selimi. Ishte si një lloj dalje nga loja e përgjithshme. “Rebelimi” i tyre kishte pasur një shkak: ende nuk e njihnin komandantin e Përgjithshëm, dhe kur e kishin marrë vesh se kush ishte ai dhe zëvendësi i tij, të pakënaqur kishin marrë gjithçka vetë përsipër.[2] Më 19 shkurt 1999, Hashim Thaçi, nga Rambujeja, shkon në Lublanë të Sllovenisë, ku takohet me Adem Demaçin, për të diskutuar lidhur me nënshkrimin e Marrëveshjes.  Adem Demaçi, ishte përfaqësues i atyre që kundërshtonin dhe biseda me te kishte rëndësi për ta përcaktuar qëndrimin e delegacionit shqiptar.[3] Nga datat 6-7 mars 1999, pas mbarimit të manifestimit të për vjetorit të parë kushtuar rënies heroike të Adem, Hamzë dhe Shaban Jasharit, SH.P i UÇK-së filloi mbledhjen e vetë historike mbi marrjen e vendimit për nënshkrimin e Marrëveshjes kalimtare. Mbledhja u kryesua nga Komandanti i SH.P të UÇK-së, Sulejman Selimi – Sulltani. Pas një debati të gjërë të zhvilluar, në të cilën një pjesë e Komandantëve të Zonave ishin kundër nënshkrimit të Marrëveshjes, e një pjesë për, në fund me shumicë votash u vendos që ti jepet përkrahje delegacionit të UÇK-së për nënshkrimin e marrëveshjes, me kusht që të ndërrohet një pjesë e tekstit dhe që UÇK të mos të demilitarizohet.[4]

(Vazhdon)

[1] Po aty.

[2] Po aty.

[3] Paskal Milo, vepra e cituar, 153.

[4] Procesverbal i SH.P të UÇK-së, 07 mars 1999, Drenicë.

– Përkundër kundërshimeve të LPK-së, megjithate anëtarët e delegacionit shqiptar në Rambuje, pasi u konsultuan edhe me Komandantët e Zonave të UÇK-së, një pjesë e të cilëve ishin kundër nënshkrimit të kësaj marrëveshje, nënshkruan Marrveshtjen  e Rambujesë, në të cilën parashihej përfundim i luftës së armatosure në Kosovë, transformimi i UÇK-së në ushtri civile të pa armatosur,  ndërsa pas tri vitesh parashihej që të thirrej një mbledhje ndërkombëtare për të determinuar një mekanizëm për zgjidhjen finale për Kosovën, në bazë të vullnetit  të popullit, të mendimeve të autoriteteve relevante.

 

Shkruan: Mr.sc. Metush Zenuni

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu