Qentë endacak, rrezik e pa zgjidhje (Video)

0
742

qnte

Qentë endacakë vazhdojnë të mbeten rrezik për qytetarët e pa ndonjë zgjidhje. Ata që përjetuan tmerrin kërkojnë që të vriten këto kafshë, ndërsa organizatat që i mbrojnë thonë se ato duhet vaksinuar.
Shenjat ende i ka në këmbë, ndonëse para një viti ishte sulmuar nga qentë endacak.

Në fakt plagët në këmbë nuk ishin të vetmet që këto kafshë ia kishin shkaktuar Bajram Ahmetit.

“Veç sytë i kom pas të hapun. Krejt zavoja jom kon”, rrëfen ai për tmerrin që përjetoi dhe insiston që qentë endacak duhet të vriten.

Por organizatat që mbrojnë kafshët e thonë të kundërtën. Si zgjidhje që mos të vjen deri te vdekja e njerëzve nga qentë e shohin sterilizimin që ndalon shumimin e tyre dhe vaksinimin kundër tërbimit.

Driton Gusia, themelues i grupit “Të bashkuar për kafshët” thotë se për vrasjen e 200 qenve në Kosovë duhet 3-4 muaj, kurse ata që mesin bëhen agresivë.

Megjithatë, vrasja nuk përjashtohet me këtë model rregulloreje të hartuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), javën e kaluar.

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i AKK , thotë sipas Ibrahimit parasheh edhe krijimin e strehimoreve të përbashkëta nga komunat, deri sa për trajtimin e një qeni apo mace ato duhet dhënë nga 10 euro në ditë.

Ky dokument i është dërguar komunave, të cilat duhet ta hedhin në kuvendet e tyre për votim.

[youtube url=”http://www.youtube.com/watch?v=qMe77c-VJOU” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu