Qerim Kelmendi zbulon detaje të reja për rastin e vrasjes së Ilir Konushevcit!

0
1155

Ilir Konushevci

Njëri nga ish- ushtarët e UÇK-së, Qerim Kelmendi ka kërkuar që edhe një herë të rinis hetimi për vrasjen e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se ky hetim do të konkretizohej vetëm nëse Xhavit Haliti e Raif Gashi, tregojnë emrat e tre personave, që ishin në bashkëudhëtim të transportit me armë, pra që të tregojnë emrin e oficerit të SHIK-ut, që ishin në makinë me Ilir Konushevcin e Hazir Malën.

Kelmendi ka shtruar një varg pyetjesh, që sipas tij, do të mund të zgjidhnin këtë enigmë.

Shënimi i plotë i tij:

HETIMET PËR VRASJE TË ILIR KONUSHEVCIT DHE HAZIR MALËS DUHET TË RINISIN
Hetimet për vrasje të Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës, më 9 maj 1998, në Shqipëri, konkretizohen nëse Xhavit Halit dhe Raif Gashii tregojnë emrat e 3 personave, qe ishin në bashkudhtim të atij transporti me armatim, pra tëtregojnë emrin e oficerit të SHIK-ut (të Shqipërisë) që ishte në makinë me Ilir Konushevcin dhe dr. Hazir Malen, dhe t’i tregojnë emrat e dy personave që kanë qenë në kamion!
Përse nuk i kanë treguar dhe nuk i tregojnë emrat e tyre, që të riaktualizohen hetimet dhe të mënjanohen dyshimet, edhe ndaj tyre!?
Para se të nisesha në Gjermani (fundi i prillit 1998), isha njeri nder bashkë-drejtuesit e Logjistikes se UÇK-së në Shqipëri.
Sabotimet dhe arroganca e Xhavit Halitit imponuan shkëputjen edhe të marrëdhënieve komunikuese me te, sepse marrëdhënie pune nuk kishim kurrë. Ne nuk dinim çfarë pune bënte ai. Xhaviti vetëm po na përçante dhe po na sabotonte.
Kishte arritur që grindjet dhe përçarjet ti përcillte edhe brenda radhëve tona në Kosove, në bërthamat e pakta që kishim. Për rrjedhojë u dakorduam me Ilirin dhe Dilaverin, meqë Adrianin na ishte vrarë në akscion, se nuk shkohet më tutje me konflikte të brendshme dhe morëm vendim të mos bashkëvepronim fare me Xhavitin e Azemin. Nuk ja vlente te humbisnim kohë me ta.
Edhe Iliri ishte kategorik që unë të merrja pjesë në Mbledhje të përgjithshme të Lëvizjes, sepse kishim bindjen se aty do ti shtronim problemet që i kishte UÇK-ja, të shkaktuara nga ca parazit dhe sabotatorë, në krye me Xhavitin.
Këta, fal afërsisë që kishin krijuar me kryeministrin Nano, na shantazhonin, na bllokonin dhe kishin arritur deri aty, sa përmes Drejtorit të policisë, na vinin prita edhe me njësi speciale të policisë.
Ata na maltertonin edhe fizikisht, na çarmatosnin dhe kishin shkuar aq larg në veprime anti-kombtare, sa na e bllokonin dhe na konfiskonin edhe bukën dhe ata pak domate e djathë qe ua dërgonim vullnetarëve, të cilët vinin për të marrë armë.
Nejse, ky ështënjë kapitull tjetër tragjik, që do të duhej ta dinë shqiptarët e Shqiperise, se çfarë torturash kanë ushtruar ndaj nesh forcat e policisë speciale të Shqipërisë.
Kur të shtojmë edhe fatkeqësinë, se tek disa tropojanë ka dominuar një klimë armiqësorë ndaj nesh, të cilën e sfiduam me trimëri, por me pasoja…
Pasi shkova në Zvicër e Gjermani, aty po ndodhte një përplasje e egërsuar në Kuvendin e Lëvizjes, sepse një pjesë, marioneta të Xhavitit,bënin çmos për të mos lejuar pjesëmarrjen time në Kuvend.
Ishte një goditje e madhe morale e shpirtërore, sepse u ndieva i befasuar, se si në kuadër të LPK-së paskësh anëtarë që po i bezdiste një njeri që vinte nga brenda, që ishte pjesëmarrës i aksioneve guerile të UÇK-së në Kosovë.
Gjithë kjo paraqitje ka të beje me vendimet që kishim marrë, që aty e tutje (prill 1998) të mos kishim kurrfarë bashkëveprimi me Xhavitin dhe stafin e tij, dhe se, të gjitha detyrimet që kishim për ushtarët brenda, ti përmbushnim vet, siç i kishim bërë deri me tani.
***
Më 9 maj 1998, pasi na ka ardhur lajmi i kobshëm, në kohën kur po mbahej mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm LPK-së, për vrasje të Ilir Konushevcit (për vrasje edhe të Dr. HazirMalës jemi informuar më vonë), jam befasuar se si ka ndodh që Iliri ka pranuar me bashkëpunua me ekipin e Xhavitit.
Kronologjia e ngjarjes duhet te fillohet me shpjegimin e këtyre detajeve:
1. Iliri kthehet nga kufiri(Tropojë), ku kishte dërgua një arsenal armesh, shkon në Golem, ku e kishte Bashkëshorten dhe Vajzën.
2. Sapo futet në dush për tu pastruar, Bashkëshortja e lajmëron se ka një telefonatë. Iliri e pyet kush është.Ajo i përgjigjet: Raif Gashi. [Për detajet tjera mund tëinformon Luljeta, Bashkëshortja e Ilirit.]
3. Pra, filli i hetimit të rrjedhave të fundit duhet të niset prej Raif Gashit, si e ka bindur ai me marrë armatim që e posedonte Ekipi i Xhavitit dhe AzemSyles.
4. Pastaj Raif Gashi shpjegon detajet tjera, se kush ka qenë iniciatorë që ka hapur zemrën për ti dhënë armatim Linjës sonë, kur këto lidhje ishin ndërpre.
5. Ku e kanë marrë kamionin?
6. Kush ishin dy personat, vozitësi dhe shoqëruesi i kamionit?
7. Kush e takoj Ilir Konushevicin me oficerin e SHIK-ut, i cili ishte angazhuar nga Xhaviti që ta përcjelltë ketë transport?
8. Cilët ishin personat që e ngarkuan kamionin me armatim dhe në cilën orë u nisen kamioni me shoferë e shoqërues?
9.Në makinë, e regjistruar në emër të Raif Gashit, që Raifi ia kishte dhënë Ilirit që ta përcjellte kamionin, ishin edhe Dr. HazirMala dhe oficeri i SHIK-ut, që ishte caktuar nga Xhaviti që ta bënte shoqërimin e këtij transporti. Kush ishte oficeri i SHIK-ut? Ky, që ka mbijetuar pritën vrastare, duhet të rrëfen për ngjarjen, për mënyrën si janë vrarë Iliri dhe Haziri, dhe si është vrarë njëri nga kriminelët, që kishin zënë pritën.
10. Kush janë emrat edhe të dy pjesëtarëve të UÇK-së që ishin në kamion, pos shoferit, shoqëruesit të tij, që duhet të kenë qenë njerëzit e Xhavitit?
11. Këta persona e kanë mbijetuar pritën, dhe në krejt atë katrahurë, duhet t’ua kenë dhanë kamionin me armatim kriminelëve. Ata, pasi e kanë shkarkuar armatimin, pas një kohe të gjatëe kanë kthye kamionin. Kujt ia kanë dorëzuar?
12. Individët që ishin në kamion duhet të dëshmojnë për ngjarjen, si kanë shpëtuar vet, a kanë qenë në momentin kritik afër Ilirit e Dr. HazirMales, a është lënduar ndonjëri nga ata dhe kur kanë vendosur me u kthye në Tiranë, me çka kanë udhëtuar nga ai vend i krimit, ku i kane lanë Ilirin e Haziri?
13. Kush i ka grumbulluar këta persona, dhe kush nga këta duhet të ketë urdhëruar që të mos lajmërohej policin, as ne stacionin më tëafërt(Fush-Arrëzë) e as ne Tiranë?
14. Ku e kanë dërgua kamionin, ku janë takuar pastaj Xhaviti dhe Raif Gashi dhe çfarë kanë vendosur, ose kush e ka marrë vendimin që kjo ngjarje të heshtet?
15. Ka mbretëruar frika, se mos këta tre veta, që e kanë mbijetuar pritën vrastare, mos po rrezikohen nga kriminelët, ose ka qenë urdhër se misioni i tyre ka përfunduar me aq?
16. Përse Raif Gashi nuk ia ka tregua hetuesisë emrat e shoqëruesve të Ilirit e Hazirit, respektivisht përse hetuesia nuk duhet ti ketë marrë në pyetje fare Raif Gashin, Xhavit Halitin dhe Azem Sylën!?
17. Përse hetuesia ka ndërpre hetimet (nga se Ibrahim Kelmendit duhet ti jetë thënë nga Kryeprokurori Sallaku, se vet kryeministri Nano ka urdhëruar të mos bëhen hetime)!?
Siç mund të kuptohet, unë nuk po drejtoj gishtin ndaj askujt, por dua të kontribuoj që kjo ENIGMË të zbërthehet nga institucionet kompetente dhe ta gjykojë Drejtësia shqiptare – që ta rikthen në vend nderin e humbur për këtë rast!

Ilir Konushevci

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu