Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi, është paraqitur në stacionin 2 të Policisë, për marrje në pyetje në cilësinë e dëshmitarit dhe të organizatorit, për gjuajtjen e shisheve në drejtim të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.
Këto shishe u hedhën me 3 gusht në protestën e organizuar para ndërtesës së Qeverisë, ku veteranët shprehnin pakënaqësinë për listat dhe votimin e amendamenteve kushtetuese që i jepnin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.
Po për këtë rast Qeriqi thotë se e gjithë kjo është çështje politike. Tha se vetë arrestimi i tij pa asnjë vendim dhe pa asnjë sqarim të mbajtës në arrest tregon se ky është proces politik dhe se fatkeqësisht gjyqësori nuk është një sistem i pavarur.
Ashtu edhe siç tha para se të hynte në objektin e policisë, kur doli Qeriqi mohoi ta ketë bërë një gjë të tillë.
E kjo thirrje në polici nuk do të jetë shkak që të ndalohen protestat. Madje tha se për asnjë çmim nuk do të ndalen së kërkuari të drejtat e luftëtarëve të UÇK-së.