Qeriqi fton në protestë veteranët e UÇK-së

0
807

Qeriqi

Kryetari i Këshillit për të drejtat e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi, u ka bërë thirrje bashkëluftëtarëve të tij që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar pas datës 10 shkurt.
Në një postim në Facebook, Qeriqi ka ftuar veteranët që mos t’ju besojnë deklaratave të anëtarëve të Komisionit për verifikimin e listave të veteranëve të UÇk-së, “pasi ata po mundohen të zbehin qëllimin të cilin do të protestohet pas 10 shkurtit”.

“Të dashur bashkëluftëtarë, deklaratat e anëtarëve për verifikim se pas 20 shkurtit do të publikohen listat, po bëhen me qëllim që të krijojnë huti. Ne, siç kemi premtuar, do të mbajmë protestën. Kam një mesazh që t’i përgjigjeni protestës, sepse i vetmi është presioni që ata ta kryejnë punën. Ka ardhur koha që ne të mendojmë për familjet dhe fëmijët tanë, e mos të merremi me politikë, sepse janë këta politikanë që ne bëmë gjithçka për ta e ata asnjëherë nuk u morën me ne. Prandaj, nuk ia vlen që ne të merremi me ta po të merremi me të ardhmen tonë”, ka shkruar Qeriqi.

Ndryshe, ditë më parë Qeriqi ka deklaruar se nëse deri më datën 10 shkurt nuk bëhen publike listat e veteranëve nga Komisioni për Verifikim, atëherë do të ketë protesta. Ndërsa, anëtarët e këtij Komisioni kanë deklaruar se listat do të bëhen publike pas 20 shkurtit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu