Qeveri për dy vjet!

0
689

Qeveria

Pavarësisht se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, u zotua për më shumë se 5 muaj se nuk do të bëjë koalicion më PDK-në, kjo nuk e ka penguar që në prani të presidentes se vendit dhe ambasadores amerikane të nënshkruajë marrëveshje, sipas të cilës do të qeveriset vendi në 4 vjetet në vazhdim.

Sipas, analistëve politikë, skena politike kosovare karakterizohet me mungesë morali politik.

Ata presin që kreu i qeverisë së ardhshme do të ketë mungese autoriteti, pasi që PDK-ja si parti fituese do t’i ketë dikasteret kryesorë në vend.

Për analistin politik, Artan Muhaxhiri, skena politike në Kosovë, në përgjithësi ka probleme të mëdha me moralin politik, prandaj sipas tij, edhe nuk janë të pazakonshme ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve.

“Sa i përket besueshmërisë dhe kredibilitetit çdo gjë do të varet nga kabineti i ardhshëm qeveritar prej njerëzve të cilët do të udhëheqin me ministritë dhe aty nëse zgjedhën njerëz që kanë një lloj besueshmërie ndoshta edhe mund të relativizohet kjo mungesë e besimit në këtë marrëveshje. Mirëpo, nëse edhe përzgjedhja e ministrave të ardhshëm që kanë pasur ndonjë akuzë dhe nuk janë të pastër sa i përket aspektit moral e politik, atëherë do të këtë probleme të mëdha me besueshmëri”, ka thënë Muhaxhiri.

Po ashtu, analistët vlerësojnë se ky koalicion ka qenë i pritshëm dhe në rrethanat aktuale edhe i përshtatshëm, porse qeverisja e ardhshme e përbërë nga PDK dhe LDK, sipas tyre nuk do ta cojë mandatin deri në fund. /Tribuna/.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu