Qeveria anulon tenderin e gjermanëve

0
741

Përmes OST-së, qeveria njoftoi zyrtarisht bankën “ KfW” për anulimin e tenderit dhe vendimin e ribërjes së tij

Linja e interkonjeksionit 400 KW Shqipëri-Kosovë, nuk do të ndërtohet nga gjermanët por nga serbo-boshnjakët të cilët janë përzgjedhur nga qeveria shqiptare. Me gjithë paralajmërimet dhe kundërshtitë e hapura të bankës gjermane “KfW”, qeveria duket se ka vendosur zyrtarisht të anulojë tenderin për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Sipas televizionit “Top Channel” në një dokument zyrtar thuhet se, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar zyrtarisht bankën gjermane “KfW”, si financuese e projektit, se pala shqiptare ka vendosur anulimin e tenderit dhe ribërjen e tij. Në një letër të dërguar në shtator, banka gjermane ndonëse rikëshilloi qeverinë të mos e anulonte tenderin, e ka paralajmëruar atë që në rast ritenderimi, duhet t’u përmbahet tre kushteve të panegociueshme për të mos humbur financimin. Sipas letrës, “KfW” do të vazhdojë financimin e projektit nëse tenderi i ri do të ndahet në dy pjesë të veçanta mes Shqipërisë dhe Kosovës. Po kështu një tjetër kusht i vendosur nga “KfW” është mbajtja e standardeve të larta teknike si kriter në tender, ndërsa kushti i fundit është ai që pala shqiptare të pranojë rezultatin e tenderit. Por, pak ditë më vonë përmes OST-së, qeveria njoftoi zyrtarisht bankën gjermane për anulimin e tenderit dhe vendimin e ribërjes së tij. Në letër kreu i OST-së, premtonte se institucioni që ai drejton do t’i përmbushë tre kushtet e vendosura nga “KfW”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu