Qeveria bllokon certifikatat për veteranët e luftës

0
596

UCK-ja

Ndonëse shteti e ka njohur si veteran të luftës, Hafiz Hasani ka më shumë se dhjetë herë që po kërkon përgjigje se pse nuk po mund të marrë atë që i takon.

Njëjtë si ai janë edhe dhjetëra të tjerë që kanë mbetur pa marrë vërtetimin për të plotësuar kështu dokumentacionin që të mund të marrin pensionin që u njihet me ligj, raporton KTV.

Të indinjuar për trajtimin që po ua bën shteti, për të cilin kontribuuan në vitet e vështira, zotohen se nuk do të ndalen së kërkuari të drejtat e tyre.

Sekretari i zyrës për veteranë në kuadër të qeverisë, Faik Fazliu, ka thënë përmes telefonit se qeveria me një vendim i ka marrë mandatin këtij komisioni dhe pa një vendim tjetër nuk mund të bëjnë asgjë në këtë drejtim.

KTV-ja ka provuar të marrë një qëndrim gjatë ditës për këtë çështje, por zyrtarët nuk kanë qenë të qasshëm.

Por, burime të televizionit brenda qeverisë bëjnë të ditur se mandati është marrë për arsye financiare, pasi qeveria është duke menduar që veteranët që janë të pajisur me vërtetimin e veteranit të mos aplikojnë për pension, në mënyrë që të përfitojnë në kohë, meqë nuk ka buxhet për të gjithë veteranët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu