“Qeveria dhe Isa Mustafa po pengon projektet e invalidëve të UÇK-së”

0
604

UCK-ja

Kryesia e Shoqatës se Invalidëve të Luftës së UÇK-së ka lëshuar një reagim publik, ku thuhet se Qeveria dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka filluar t’i stopoj projektet dhe mbështetjen për Invalid të Luftës, projekte këto qëjanë realizuar çdo vit.

Kryesia e shoqatës së invalidëve të luftës se UÇK-së , i ka bërë thirrje publike Qeverisë dhe kryeministrit Isa Mustafa që t’i rishikoj qëndrimet injoruese dhe diskriminuese karshi invalidëve të Luftës.

“Me kryeministrin kemi kërkuar takime, por deri tani nuk është përgjigjur dhe kërkesat tona gjinden në zyrat e kryeministrit, andaj urgjentisht kërkojmë t’i realizoj kërkesat dhe projektet si vijon:1.Kërkojmë vazhdimin eprojektitfaza e dytë për rregullimin e protezave të këmbeve, duarve dhe syve për invalidë të luftës dhe shërimi jashtë vendit për invalidë që kanë nevojë.2.Për herë të parë qeveria juaj e stopoj projektin e dërgimit të Invalidëve të luftës në rehabilitim dhe pushime verore-detite cilët për dallim nga qeveritaret nuk e kanë luksinpor domosdoshmëri shkuarjen ne pushime verore. 3.Kërkojmëurgjentisht që në bazë të ligjit nr.04/L-054 për Statusin dhe të drejtat e Familjeve të Dëshmoreve dhe Invalidëve të nxirren aktet nen ligjore qe kërkohen nga ligji i lartcekur. Për mos realizimin e kërkesave tona Invalidët e luftës do të marrin hap tjerë”, thuhet në komunikatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu