Qeveria e Kosoves po e krion Asociacionin e Komunave Serbe ne heshtje

0
910

Qeveria e Kosoves po e krion Asociacionin e Komunave Serbe ne heshtjeQeveria e Kosoves po e krion Asociacionin e Komunave Serbe ne heshtje

Prishtina thot se do ta konsideroj organ paralel Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nëse ai themelohet njëanshëm nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës me mbështetjen e Qeverisë së Serbisë.

Kështu kanë deklaruar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, sipas të cilëve, Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të themelohet vetëm mbi bazën e Marrëveshjes së Brukselit të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pastaj duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

Reagimet në Prishtinë, pasuan deklaratat e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili ka ritheksuar se Beogradi planifikon që në rast se Prishtina nuk e themelon Asociacionin e komunave me shumicë serbe deri më 15 shkurt, këtë Asociacion do ta themelojnë vet përfaqësuesit e serbeve të Kosovës, me mbështetjen e Qeverisë së Serbisë.

Ndërkohë, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj i ka thënë Radios Evropa e Lirë se logjika e dialogut në Bruksel ka qenë shuarja dhe jo formimi i institucioneve të reja paralele.

Në anën tjetër, Marko Gjuriq u ka thënë medieve serbe se “durimit i ka ardhur fundi”, duke theksuar se nëse shqiptarët e Kosovës njëanshëm shpallën pavarësinë, atëherë edhe serbët mund ta shpallin njëanshëm Asociacionin.

Madje, sipas tij, ky veprim i serbëve nuk do të konsiderohej i njëanshëm, pasi që themelimi i Asociacionit parashihet me Marrëveshjen e Brukselit, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Por, kjo pikëpamje e Gjuriqit është kundërshtuar nga ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri. Ajo i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “Serbia nuk do duhej te peryihej ne punet e asociacionit, sepse sipas Marrëveshjes së Brukselit, Asociacionin e themelon qeveria e Kosovës, në pajtim me kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku nuk parashihen kompetenca ekzekutive”.

Procesi i zbatimit të marrëveshjes për Asociacion nuk ka filluar ende, ka theksuar Tahiri. Ajo ka rikujtuar se ndërtimi i murit ilegal nga Serbia në veri të Mitrovicës është bërë mur për Asociacionin gje qe e deshmon ate qfar esht dyshuar me kohe se Qeveria e Kosoves ka gisht ne ndertimin e murit ne veri te Kosoves, muri i cile po ndan veriun e Kosoves dhe Serbet po i veqon ne ate pjese me Teritor dhe me Ligje.

“Heqja e murit hap rrugën për fillimin e zbatimit për Asociacionin”, ka thënë Tahiri me qfar le te kuptoi se Qeveria e Kosoves po pergadit tereni ne Kosove per ta bere Asociacionin e Komunave Serbe realitet.

Kurse zëvendësministri Bajram Gecaj ka deklaruar se përfaqësuesit serb, kryesisht ata të Listës Serbe, duhet të ndërpresin menjëherë vendimin për bojkotimin e institucioneve qendrore të Kosovës, në mënyrë që çështja e Asociacionit të hapet për diskutim në Prishtinë.

“Për t’u themeluar Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të ekzistojë një atmosferë e përshtatshme politike. Pra, si kusht numër një është që Lista Serbe duhet të kthehet në institucione. Nuk mund të bisedojmë ne për Asociacionin për të cilin ata janë të interesuar nëse Lista Serbe e ka ngri pjesëmarrjen në institucione“, ka thënë Gecaj.

Ky Asociacion, sipas marrëveshjes, pritet që të ketë në përbërje kryetarët dhe përfaqësuesit e dhjetë komunave me shumicë serbe. Paraprakisht, do të duhet të hartohet dhe statuti i këtij Asociacioni, i cili do të marr dritën jeshile nga qeveria e Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese.

Zëvendësministri, Gecaj ka deklaruar se Republika e Kosovës do të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në kohën e përshtatshme, ngase këtë e sheh edhe si obligim ligjor në bazë të Marrëveshjes së arritur në Bruksel në vitin, 2013, por edhe në bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ku parashihet që ky organ nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu