Qeveria e Serbisë nis “okupimin” e Brezovicës, paralajmëron program investiv

0
748

brezovica

Qeveria e Serbisë së shpejti do të ofrojë zgjidhje për Brezovicën në kuadër të programit investiv, i cili të interesuarve për investim në këtë qendër skijimi dhe vende tjera në Kosovë do t’i ofrojë garanci të mjaftueshme të investimeve, ka njoftuar sot Zyra për Kosovën në kuadër të Qeverisë së Serbisë.

“Qeveria e Serbisë do të vazhdojë të mbështesë veprimet që kanë për qëllim gjendjen e ilaçit të duhur për dhunën që po e manifeston Prishtina me veprime të njëanshme për privatizimin e qendrës së skijimit. Në anën tjetër kemi të bëjmë me mosmarrëveshjet që janë para gjykatave në Kosovë të iniciuara nga ‘Fond Ineks Intereksport’, kurse ‘Skijalishte Srbije’ ka paralajmëruar arbitrazh ndërkombëtar për pronën e vet”, thuhet në njoftimin e zyrës, transmeton Republika.info.

Në këtë njofton po ashtu thuhet se “qeveria e organeve të përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë sot e deri më 30 maj të vitit 2016 ia ka zgjatur afatin konzorciumit franko-andorrian për të siguruar financimin e projektit me marrëveshje koncensionare për investim në ski qendrën në Brezovicë, e cila është arritur kundër dëshirës së Qeverisë së Serbisë dhe kundër normave vendore dhe ndërkombëtare”.

Një vendim të tillë, sipas Tanjug-ut, e ka kundërshtuar edhe Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq.

“Qeveria e Serbisë paralajmëron se bëhet fjalë për procedura problematike ligjore dhe investitor jo kredibil i cili nuk ka kapacitete të nevojshme financiare”, thekson tutje komunikata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu