Qeveria ia pagoi qiranë e banesës Edita Tahirit

0
532

Qeveria ia pagoi qiranë e banesës Edita Tahirit

Duke u thirrur në një vendim të Qeverisë së parë të Ramush Haradinajt të vitit 2005, ish zëvendës kryeministrja Edita Tahiri kishte dërguar kërkesën në Qeveri për kompensim të qirasë së banesës.

Vendimi i 2005 ua mundëson Kryeministrit, Zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave, sekretëve të përhershëm e këshilltarëve të lartë politik, të cilët udhëtojnë më larg se 30 km, të iu mundësohet kompensimi i shpenzimeve në emër të qirasë deri në 250 euro në muaj.

Në faturat e siguruara nga BIRN shihet urdhër obligimi për pagesë për qiranë e muajit dhjetor 2011.

Pagesa ishte bërë me vlerë prej 250 euro.

Në një përgjigje për kallxo.com, Edita Tahiri fillimisht thotë se nuk iu është pranuar kërkesa se ligji se ka lejuar.

“Jo, nuk është pranuar, sepse ligji nuk ka lejuar. Sa për informimin tuaj, unë kam banuar me qira në Prishtinë diku rreth 27 vjet dhe vjet më në fund jam akomoduar në banesën time”, tha Tahiri.

Mirëpo kur i’u prezantua fatura, Tahiri deklaroi ndryshe.

“Kjo mund të jetë fatura kur ligji e ka lejuar pagesën e qirasë, pastaj është vendosur ligji dhe nuk është miratuar më pagesa e qirasë”, tha Tahiri.

Sipas saj Qeveria kishte nxjerrë në vendim ose ligj që ndalte këto pagesa, apo shfuqizonte vendimin e Qeverisë në vitin 2005 që e ndalonte këtë lloj kompenzimi.

Kërkesa e protokolluar nga ana e Edita Tahiri e dërguar në Zyrën e Kryeministrit ka qenë më 18 korrik 2011.

E se vendimi për të ndalë pagesa e qirasë ka hyrë në fuqi pas dhjetor të 2011, faturës e pagesës së qirasë të cilën e posedon kallxo.com e konfirmon edhe vet Tahiri.

“Kjo po i bie se ligji ka hy në fuqi pas kësaj date”, tha tutje Tahiri.

Edita Tahiri ka treguar arsyet se pse ka kërkuar këtë kompensim.

“Unë kam bërë kërkesë të më lejohet me argumentin se jam një liderë e luftës për pavarësi dhe që edhe 20 vjet pas fillimit të luftës për pavarësi nuk kam ende banesë. Mirëpo, kjo kërkesë është refuzuar mbi baza lirore, nuk u mor parasysh kontributi im dy dekash”, tha në mes tjerash Tahiri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu