Qeveria malazeze fushatë që diskriminon shqiptarët

0
669

Diskriminimi i Shqiptarve ne Ulqin

Ministria ka vendosur dy tabela të mëdha edhe në Tuz, por që të dyja në gjuhën malazeze.

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi pak ditë më parë ka nisur një fushatë me moton “Mbështes, respektoj, përfaqësoj njeriun”, e cila promovon Ligjin kundër diskriminimit.

Sipas portalit shqiptar atje “Malësia.org”, ministria ka vendosur dy tabela të mëdha edhe në Tuz, por që të dyja në gjuhën malazeze, megjithëse zona popullohet thuajse plotësisht me shqiptarë.

Me anë të kësaj fushate “kundër diskriminimit”, autoritetet malazeze nuk bëjnë gjë tjetër veçse e rrisin më shumë këtë fenomen dhe kjo ndodh pikërisht në kryeqendrën e Malësisë, ku shumica e popullsisë është shqiptare dhe flasin shqip.

Në një prononcim për portalin në fjalë, kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj, tha se kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme dhe sidomos kur kjo bëhet nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave.

Megjithatë, ai thotë se me këtë çështje duhet të merren subjektet politike shqiptare që janë pjesë e pushtetit qendror.

/Shekulli Online/E.G./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu