Qeveria merr vendim t’i dërgojë në Kuvend Amendamentet për Gjykatën Speciale

0
589

Parlamenti i Kosovës

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që t’i dërgojë në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës dy amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për Kosovën. ​Vendimi është marrë me shumicë votash.

Kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, ka thënë se qeveria që drejton nuke ka të lehtë të marrë vendime të tilla, megjithëse ka thënë se edhe deputetët duhet të jenë ata që duhet votuar për të kryer këtë obligim ndërkombëtar.

Mustafa është shprehur i bindur në pastërtinë e luftës së UÇK-së.

“UÇK-ja e ka mbrojtur pragun e shtëpisë dhe krijimi i Gjykatës Speciale nuk do të jetë hetim mbi UÇK por mbi disa individë”, ka thënë Mustafa.

Opozita ka kundërshtuar krijimin e Gjykatës Speciale, duke u deklaruar se do të votojë kundër saj. Shumica në Kuvend nuk i ka të sigurta votat për votimin e kësaj Gjykate, meqë edhe disa deputetë nga radhët e partive në pushtet janë shprehur se do të votojnë kundër themelimit të saj, ndërsa edhe Lista Serbe, që përfaqësohet me nëntë deputetë po bojkoton Kuvendin pas largimit nga kabineti qeveritar të liderit të kësaj partie Aleksandër Jabllanoviq.

Presidentja ka nisur dje konsultat me partitë opozitare, ndërsa presioni ndërkombëtar është se nëse Kosova nuk e themelon vet Gjykatën Speciale, atë do ta bëjë Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Kuvendi esht zgjedhur me vota të Popullit dhe ka obligime ndaj keti Populli dhe aspak ndaj Nderkombtarve, shume deputet druajn se Qeveria mund te bei ndonje mashtrim të radhes që të fus keto dy amandamente apo të katapultoi keto dy amandamente te tjera, si me shendrrimin e FSK-së, në FAK-, pra ti votoi dy amandamentet e Gjykates Speciale dhe shendrrimin e FSK-së, në FAK-, per njeher.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu