Qeveria në largim e shpërblen RTK’në me 500 mijë euro

0
746

RTK

Qeveria e Kosovës sot ka ndarë gjysmë milioni euro për RTK – një ndihmë direkte qeveritare për një televizion që do të duhej të ishte i pavarur nga ndikimi qeveritar. Kështu ka komentuar drejtori i institutit për analiza, Agron Demi.

“Kjo është shkelje e Ligjit për Radio Televizionin e Kosovës, ngase vetëm Kuvendi është i autorizuar që të siguroj financim adekuat për RTK (neni 4). Andaj, Qeveria duhet ndarë fonde shtesë për RTK, vetëm pas kërkesës së Kuvendit, në kuadër të buxhetit për Kuvendin”, thotë Demi.

Shkelje tjetër procedurale, sipas Demit është edhe ajo se ndarja e këtyre gjysmë milioni eurosh për RTK, e tejkalon shumën prej 0.7% të të hyrave buxhetore të RTK nga Buxheti shtetëror (neni 21.1). Me këtë vendim të sotëm të Qeverisë, të hyrat e RTK’së nga buxheti shtetëror arrijnë në 9.3 milion euro, apo 0.77% të të hyrave vjetore në Buxhetin e Kosovës.

“Mirëpo, e di që kjo shkelje të gjithëve do ju duket shkelje minore në krahasim me ndërhyrjet e shumta qeveritare në RTK dhe keqmenaxhimin financiar”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu