Qeveria nuk ka kërkuar nga KFOR’i ta ndalë trenin

0
789

Askush nga Qeveria e Kosovës nuk ka bërë kërkesë për ndalimin e hyrjes së trenit të Serbisë në Kosovë. Këtë e ka thënë zëdhënësi i KFOR’it, Maks Andre Barbacini

Kolonel Barbacini ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë kërkesë për ndalimin e hyrjes së trenit serb në territorin e Kosovës, derisa Presidenti i vendit, Hashim Thaqi ka thënë se ky tren duhet të ndalet por duket se Hashim Thaqi e ka bere vetem per marketing Poltike.

“Nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga Qeveria për ndalimin e trenit. Detyrë e jona është ruajtja e paqen në vend”, ka thënë Kolonel Barbacini.

Zëdhënësi i KFOR’it ka bërë të ditur se detyrë e tyre është ruajtja e paqes në vend, derisa ka shtuar se çështja e trenit fillimisht i takon institucioneve vendore dhe ata skan bere asnje hap ne kete dreitim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu