Qeveria pa strategji për Veriun e Kosovës

0
655

Veriu i Kosovës

Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet i pa integruar. Në atë pjesë të vendit ende nuk zbatohen ligjet dhe institucionet e vendit nuk kanë arritur ta shtrijnë autoritetin.

Njohës të çështjeve të sigurisë, thonë se ajo pjesë ka mbetur “e askujt dhe e gjithkujt”.

Eksperti i sigurisë Naim Maloku, thotë se prej instalimit të UNMIK-ut dhe KFOR-it në Kosovë, veriu më nuk ishte çështje që mund të zgjidhej me forcë.

“Veriu mbeti qysh mbeti prej pas luftës, u vendosën Forcat e KFOR-it, dhe në urën e Ibrit. Ajo pjesë mbet e paintegruar në strukturat ose në institucionet e Kosovës. Pastaj prej instalimit të UNMIK-ut dhe KFOR-it në Kosovë, veriu më nuk ishte çështje që mund të zgjidhej me forcë. Kosova nuk kishte as kapacitet e as mundësi me zgjedh, dhe veriu mbeti praktikisht çështje politike për dialog me Serbinë”, ka thënë Maloku për Indeksonline.

Sipas tij, dialogu ishte një hap edhe i qeverisë së Kosovës, që me dialog veriu i Kosovës të integrohet.

“Tash janë këto problem, që Serbia po tenton të krijojë në njëfarë mënyre formë të Republika Srskpa të Bosnjës, përmes Asosacionit të Komunave, ndërsa Qeveria e Kosovës përmes dialogut ta bëjë integrimin e plotë brenda institucioneve të Kosovës. Problemi është që ndoshta është bërë një gabim, që Serbia është fut si partnere për veriun në dialog, pra këto janë problem që teknikisht janë bërë gjatë dialogut”, tha Maloku.

Ai thotë se, tentimi për të krijuar strukturë paralele është evidente.

“Kosova i ka pas të gjitha në dorë, gjatë dialogut ka filluar të humbë pozicionin që e ka pas në fillim. Marrëveshja e 19 Prillit nuk është marrëveshje që shkon në disfavor të Kosovës. Tentimi i Serbisë për ta krijuar një strukturë paralele, është evident ”, shtoi ai.

Avni Islami që është magjistër i shkencave të sugurisë, veriun e Kosovës e kosndieron si tokë të gjithkujt dhe askujt. Ai thotë se në veri nuk funskionojnë ligjet e Kosovës dhe praktikisht është anarki.

“Mitrovica mbi lumin Ibër, një territor me sipërfaqe të madhe ka mbet një tokë e askujt dhe e gjithkujt, pasi aty nuk funksionojnë ligjet e vendit tone. Si çdo qeveri edhe kjo e tashmja është duke e vazhduar avazin e vjetër, pra asnjëra deri më tash nuk kishte strategji kombëtare për integrimin veriut e Kosovës”, tha Islami për Indeksonline.

Ai thotë se është detyrë e kryeministrit, Isa Mustafa, që të kujdeset për të gjithë banorët e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe ata që e refuzojnë.

“Si kryeministër i vendit e ka obligim kushtetues që të kujdeset për të gjithë banorët e Republikës së Kosovës madje edhe nëse ata e refuzojnë. U bënë 100 ditë nga qeverisja Mustafa, dhe unë ende nuk jam duke parë asnjë shenjë pozitive se në Veri të Kosovës e më konkretisht në lagjet ku janë të banuara me shqiptarë”, theksoi ai.
Sipas tij, nuk dihet nëse qeveria e Isa Mustafës, ka një strategji për këtë pjesë të vendit.
“Atje funksionin ligji i Kapove të krimit të organizuar, e herë pas here ai i Serbisë kur i duhet për interesa të veta. Pyetja shtrohet se ka apo nuk ka strategji Qeveria e Isa Mustafës lidhur me atë pjesë të Kosovës e cila ka mbet në mëshirën e kriminelëve ordiner apo prapë si ato të mëparshmet, t’ua hedhin fajin bashkësisë ndërkombëtare. Pra me këtë ritëm dhe pa strategji nuk bëhet integrimi i veriut të Kosovës por vetëm se do të thellohet hendeku edhe ma shumë”, shtoi Islami.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu