Qeveria ska vota për Demarkacionin

0
845

Rugova

Drejtuesit e koalicionit qeverisës e pranojnë se kan humbur shumë kohë me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi per shkak te kundershtimeve te ashprea te Opozites e cila kurrsesi se pranon kete menyr te Demarkacionit që ka bere Komisioni Qeveritare ne kry me Murat Mehen.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria do ta procedojë sa te gjej momentin dhe konfirmon se per Demarkacionin ka konsensus me Koalcionin Qeverises.

Mustafa ka thënë se do t’i zhvillojë takimet dhe me opozitarët në mënyrë që të arrihet konsensusi dhe pretendon se ky takim ka gjasa që të mbahet dhe në praninë e ambasadorëve të shteteve të QUINT-it.

Opozita e kundershton Demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi dhe kerkon që Komisioni dhe Murat Meha te shkarkohen dhe te ndiqen penalisht per tradhti Kombtare dhe Kosova te filloi bisedimet me Malin e Zi per nje marrveshje te re me Malin e Zi per Demarkacion dhe Kosovës ti rikthehen keto 8`400 hektar që Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Qeveritar po pretendon se jane te Malit te Zi.

Opozita e Kosovës krysisht Levizja “Vetevendosje” kundershton dhe Zajdenicen, marrveshje e Qeveris së Kosovës e negocuar në Bruksel ndermjet Qeveris së Kosovës dhe asaje të Serbis duke u sjelle Serbeve të Kosovës mundesi të medha politike shtetformuese e cila krahasohet me Bosnizimin e Kosovës apo krijimin e nje mini Republike Serbe në Kosove te ngjajshme me ate serbe në Bosnje.

Të dy keto marrveshje deri me tani kan deshtuar të procedohen në Kuvend të Kosovës për shkak të Levizjes “Vetvendosje” e cila i ka kundershtuar ashper me hedhje të gazit në Kuvend dhe me Protesta në rruget e Kosovës.

Rugova 1

Rugova 2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu