
Gazeta Blic nga burime të larta brenda Koalicionit ka marrë vesh se dyshja kryesore e vendit që ka mbështetur fuqishëm versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi, Kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi, kanë filluar të reflektojnë.
Sipas këtij burimi, janë dy arsye kryesore pse dyshja udhëheqëse e vendit kanë nisur reflektimin.
“Arsyeja e parë ka të bëjë me mos pasjen e votave për ratifikimin e marrëveshjes dhe arsyeja e dytë ka të bëjë me atë që Thaçi e Mustafa e kanë kuptuar që pa një konsensus të të gjithë skenës politike të mos vazhdojnë me këtë version të demarkacionit”, tha ky burim i Gazetës Blic.
Sipas këtij burimi, sipas të gjitha gjasave do të ketë ulje të liderëve politik në një tryezë për gjetjen e një zgjidhjeje politike.
“Pritet që edhe me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve liderët e PDK, LDK, AAK e Nismës të ulen shumë shpejt në një trtezë për gjetjen e një zgjidhjeje”, tha ky burim i Gazetës Blic.
Në anën tjetër, tash e sa ditë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka zbutur gjuhën sa i përket demarkacionit. Ndërkaq, sot kryeministri Isa Mustafa ka reflektuar. Ai ka kërkuar sqarimin e të gjitha dilemave për demarkacionin.
Ai ka thënë se do ti konsulltojë të gjithë aktorët për këtë çështje, në mënyrë që të zgjidhet përfundimisht kjo çështjeOpozita dhe ekspertët e pavarur vazhdojnë të këmbëngulin se ky version i demarkacionit është gabim dhe se vendi nga ky proces humb hiq me pak se 8 mijë hektarë tokë./ Gazeta Blic