Qeveria: Vetëvendosje nuk mund të na ndal

0
575

qeveria

Pas sulmit që i është bërë sot në mëngjes kreut të ekzekutivit, Isa Mustfa, ka reaguar Zyra e Kryeministrit.

Përmes një komunikate për media, kjo zyrë ka theksuar se sulmet e tilla nuk e ndalin Qeverinë në ratifikimin e marveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin e Kufirit që i hapin rruge Kosovës për zhvillim ekonomik, shtet ligjor dhe integrime euroatlantike.

Qeveria e Kosovës nuk e informon Opinionin e brendshem të Kosovës se marveshje të tilla separi duhet të diskutohen në Parlamentin e Kosovës dhe të miratohen në Parlamentin e Kosovës dhe me pas të neshkruhen në Bruksel me Serbin apo pa Serbin dhe Malin e Zi.

Njoftimi i plotë i Zyrës së Kryeministrit:

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, të orkestruar dhe të kryer sot nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Qeveria e Republikës së Kosovës e gjykon të papranueshme dhe me pasoja të dëmshme për shtetin e Kosovës çdo formë të dhunës të ushtruar mbi institucionet dhe përfaqësuesit legjitim të Republikës së Kosovës dhe fton organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha masat për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Qveria e Republikës së Kosovës, mbetet e përkushtuar për debat konstruktiv politik, brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, me të gjithë përfaqësuesit politikë dhe të shoqërisë civile, dhe siguron qytetarët e Kosovës se ngjarjet e tilla nuk Qeverinë në ratifikimin e marveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin e Kufirit që i hapin rruge Kosovës për zhvillim ekonomik, shtet ligjor dhe integrime euroatlantike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu