Qindra mesazhe për Enverin, madje disa tentojnë kontribute financiare

0
445

Shumë letra e mesazhe kanë ardhur në familjen Hoxha dhe në redaksinë e Shekullit pas botimit të fotove të dhunimit të varrit të Enver Hoxhës në Sharrë të Tiranës. Por veç mesazheve që shprehin ndjesitë e prurësve lidhur me këtë akt, kanë qenë të shumta edhe mesazhet e një tipi tjetër: ofrojnë para për familjen për rikonstruksionin e mermerit, madje edhe për investime shtesë për ta ruajtur nga sulmet e mëvonshme. I pari që hodhi idenë ishte një profesor italian, simpatizant i Hoxhës dhe pas tij, dhjetëra shqiptarë, veçanërisht nga diaspora e vjetër dhe e re shqiptare, kanë telefonuar në Shekulli, duke kërkuar pika kontakti me familjen Hoxha për të ofruar kontribute financiare. Nuk dihet ende nëse familja Hoxha, veçanërisht Ilir dhe Teuta Hoxha (në foto) që kanë bërë denoncimin, do t’i pranojnë këto kontribute.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu