
Qindra qytetarë të Rahovecit kanë marshuar rrugëve kryesore të këtij qyteti me qirinj në duar dhe foto të Elvis Pistës, zyrtarit të lartë të PTK’së që u vra gjashtë muaj më parë në një prit mirë të organizuar.
Ata kërkuan drejtësi, kërkuan të ndriçohet kjo vrasje.
Elvis Pista ishte edhe kandidat për deputet i PDK’së. Prokuroria ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë vrasje.