Qosja godet Hashim Thaçin: E solli në pushtet një kufomë politike

0
876

Rexhep Qosja

Rexhep Qosja thotë se prodhuesi i krizës në Kosovë është Qeveria. Ai thotë se shumë luftëarë të njohur tani janë bërë dëmtuesit më të mëdhenj të Kosovës.

Ai thotë se “ata që luftuan për Kosovën, ringjallën një kufomë politike”.

“Prodhuesi i krejt kësaj krize është qeveria me politikën e saj. Nuk janë rrënjët tashti vetëm të sotme, janë pas luftës, prej ditëve të para nuk është bërë një politikë përkatëse me kuadro përkatëse. Disa njerëz që kanë shumë meritë për luftën i kanë sjellë dëme
jo shumë të vogla tani me politikën e pasluftës. Ata e ringjallën një kufomë
politike dhe ky gabim bie në shpinën e tyre”, tha Qosja në Zona B.

Qosja: Ne nuk qeverisemi, por sundohemi

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja ka folur për veprën e tij – raportin e saj me kohët, për popullin, për qeverisjen e tij – apo siç e quan ai “sundimin që i bëjnë elitat politike” dhe shumë gjëra tjera.

Qosja, duke përshkruar vlerën e veprave të veta dhe mesazhet që ato përçojnë ka thënë – duke perifrazuar një lexues të tij – ka thënë se më së miri ato kuptohen nëse lexohet edhe ditari i tij.

“Ditari ka disa mendime, gjëra, personalitete, dukuri, që nuk janë trajtuar, apo trajtuar sa duhet”.

I pyetur nëse mendon të jetë ngutur ndonjëherë, apo të ketë bërë lëshime ai ka thënë se mundohet të jetë sa më vetëkritik.

“Në jetë të stërkeqin, të bëjnë të keq, të paraqesin të keq të tjerët. Por ndodhë edhe të të paraqesin të mirë, apo edhe më të mirë se që je”.

“Por as veten nuk e kursej. Ndoshta nuk e kursej sa duhet”.

“Mund të jetë se nuk e kursej veten sa duhet. Duhet të mos e kursej veten më shumë sesa nuk e kam kursyer”.

“Por jam gjetur në situata kur është dashur të bëj disa lëshime”.

Teksa foli për popullin dhe gjirin e tij krijues, kritiku letrar ka thënë se ndërsa ai ia ka dalë që të jetë magjepsës në atë që ka nxjerrë në formë tregimesh, mësimesh e historish, vet ai nuk është sjellë në përputhje me ato perla që vet i ka prodhuar.

“Krijimtarinë popullore, populli shqiptar e ka shumë të mençur – tregimet popullore, kallëzimet popullore të krahinave të ndryshme shqiptare përmbajnë një përvojë jashtëzakonisht të mençur, të urtë”.

“Nganjëherë them me vete: ky popull që ka paraqitur atë mençuri nganjëherë, ndoshta më shumë herë, nuk është sjellë në pajtim me atë që ka krijuar”.

“Këtë e shoh edhe sot dhe kjo më dëshpëron”, tha ai  njofton Klan Kosova.

Për shkrimtarin, populli shqiptar kërkesat nga elitat politike i ka të vogla dhe si rrjedhojë merr “sundim dhe jo qeverisje”.

“Unë e vërej sot, në mënyrë të dëshpëruar e vërej, (populli) kënaqet me pak – nuk ka shumë kërkesa, sidomos prej atyre që, jo e qeverisin, por e sundojnë them unë. Ne nuk kemi qeverisje, kemi sundim”

Qosja thotë se marrëveshja për Demarkacionin është tragjike

Akademik Rexhep Qosja thotë se marrëveshja mes Kosovës dhe Malit të Zi për Demarkacionin, lejon hyrjen e Malit të Zi në territorin e Kosovës.

Sipas tij, në atë territor kanë qenë bjeshkët e Kosovës.

E quan tragjike dhe jo vetëm problem territorial por gjeostrategjik.

“Kjo është një marrëveshje tragjike për Kosovën. Nënshkrimi aty është vendosur lehtë, si mund të ndodh kjo. Duhet të mbledhësh krejt ekspertët”, tha Qosja.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu