Qosja, laureat i çmimit “Pjetër Bogdani”

0
350

 

 Rexhep Qosja, me romanin “Bijtë e Askujt”, ka marrë çmimin e sivjetshëm të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Çmimin e përvitshëm të LKSH-së e dorëzoi kryetari i saj, Adem Demaçi, i cili në humor i vuri theks volumit të madh të veprës prej rreth 1 000 faqesh.

Laureati Qosja u ndje i lumtur që ky çmim po i jepet pikërisht nga kolegët e tij.

Në rrethin e ngushtë të veprave më të mira të botuara gjatë vitit ishin dhe ”Parabola Postmoderne” e Ag Apollonit, dhe “Poetika e Fjalës” e autorit Agim Vinca. Përveç urimit me shkrim, veprës fituese të çmimit “Pjetër Bogdani” i është ndarë dhe një shpërblim në të holla prej 1 mijë eurosh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu