Qytetarët goditen me fatura të papërballueshme të rrymës!

0
719

Faturat e KEK-ut

Vigan Berisha, banor i lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, duhet të shpenzojë komplet pagën e tij për ta shlyer borxhin e energjisë elektrike që i ka ardhur muajin e fundit nga KEDS-i.Berishës fatura e fundit e shpenzimit të energjisë i ka ardhur 242 euro, apo 162 euro më shumë se muajin paraprak, shkruan Tribuna.

Ai ankohet për faturë të lartë dhe thotë se do të ankohet në KEDS për fryrje të faturës dhe faturimit jo korrekt.

“Në muajin paraprak kam shpenzuar 85 euro ndërkaq këtë muaj kjo faturë më ka ardhur 242 Euro. Konsideroj se kjo është jashtë normales marrë parasysh se pos kësaj nuk kam disa nga pajisjet shtëpiake dhe pjesën më të madhe të kohës nuk është askush në shtëpi. Do të ankohem në KEDS për shkak se nuk prodhoj dhe nuk kam biznes, është shtëpi dhe amvisëri dhe krejt kjo është jashtë çdo standardi”, thotë Berisha për gazetën Tribuna.

Guri Shkodra nga zyra për media e KEDS-it ka thënë se nga 1 tetori ka filluar të aplikohet tarifa sezonale dimërore që është përcaktuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Ai ka thënë se gjatë muajve të dimrit konsumi i energjisë elektrike është më i lartë dhe si rrjedhojë kjo reflekton në faturën energjisë.

Në rrjetet sociale po ashtu vazhdojnë ankesat për faturat e energjisë, të cilat ankuesi pohojnë se janë të “fryra” nga KEDS-i, pasi sipas tyre nuk ka mundësi të jenë 100% deri në 150% më shumë se muajin paraprak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu