Qytetarët krejt hapur ikin nga Kosova përmes Serbisë në Perëndim (VIDEO)

0
733

ikja

Valë e re e migrimit drejtë shteteve perëndimore. Vetëm ditëve të fundit nga Ferizaj u nisën dhjetëra autobusë përplot njerëz për siç thonë në kërkim të shpresës për një jetë më të mirë.

Nga periferia e Ferizajt dhe përmes autobusëve të linjës Prishtinë-Beograd shumë qytetarë tentojnë të migrojnë në shtetet perëndimore.

Shoferi i autobusit thotë se këtë linjë e mbanë në vazhdimësi dhe autobusët janë të stërmbushur.

Për më shumë ndiqeni kronikën nga RTV21 dhe Klan Kosova.

Ka një kohë të gjatë që shumë të rinj, burra, gra dhe fëmijë tentojnë të largohen nga Kosova për një jetë me të mirë në vendet përendimore. Janë rastet e kampeve të kosovarëve në Hungari dhe në Francë, ku ata janë kapur nga autoritetet tjera, pasi që janë future ilegalisht.

Edhe pse disa herë është thënë se vendet e BE-së nuk japin më azil për kosovarët, këta të fundit vazhdojnë të tentojnë edhe me tutje edhe pse rreziqet janë të mëdha.

Indeksonline sjellë pamje dhe intervista ekskluzive të kosovarëve duke kaluar kufirin me Serbinë në Merdare.

Njëri nga të rinjtë që tentonte ta kalonte kufirin me Serbinë, në Merdare, thotë se po shikon të largohet nga Kosova për një jetë me të mirë. “E kam dikon në Gjermani dhe atje po du me shku. S’ka pse me ndalë policia, si me shkue në Besianë si në Suboticë është njëjtë, me letërnjoftim. Ju thom policisë së po shkoj me shetitë, nuk te ndalë Serbia se veç me letërnjoftim kalojmë”, thotë njëri nga ata që bëhej gati të hyntë në Serbi.

“S’di për organizim, vetëm po nisim qashtu si delet”, thotë ai.

Mirëpo, gazetari i Indeksonline ka biseduar me njërin nga organizatorët e këtyre udhëtimeve. Gazetari jonë thotë se ka parë edhe paratë qysh i kanë ndarë nëpër xhepa, në mënyrë që mos të dalloheshin.

Një person i komunitetit ashakali (shih nga minuta e 5-të) tregon për lidhjet që ai i ka në qytetin e Suboticës (në Serbi) për t’i kaluar kosovarët më pas në Hungari.

“300 euro për person dhe i kalojë në Hungari. E kam qit një familje tre anëtarëshe te Prizrenit në Hungari, mundem edhe juve me ju qit nëse doni”, thotë ai.

[youtube url=”http://www.youtube.com/watch?v=ZPEEMlid1rI” width=”560″ height=”315″]

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu