Raka pasi u kërcënua: Si çdo njeri do ta mbroj familjen në çdo kohë, nga çdokush dhe me çdo mjet

0
165
Raka pasi u kërcënua: Si çdo njeri do ta mbroj familjen në çdo kohë, nga çdokush dhe me çdo mjet

Mikrobiologu Lul Raka ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën pasi e publikoi mesazhin kërcënues për të dhe familjen e tij që e mori përmes rrjeteve sociale.

Raka tha se e kupton shqetësimin e njerëzve që kanë pësuar nga pandemia dhe e bëjnë atë fajtor për këtë çështje, prandaj edhe nuk i është përgjigjur sharjeve dhe ofendimeve që i kanë shkruar në drejtim të tij, transmeton Indeksonline.

Raka duke e cituar një thënie të Winston Churchill tha se nuk do të ndalet nga sharjet dhe kërcënimet, derisa zotohet se do ta mbrojë familjen e tij në çdo kohë, nga çdokush dhe me çdo mjet.

Postimi i plotë i Lul Rakës në Facebook:

Ju falënderoj për mbështetjen Tuaj dhe ju kërkoj falje për shqetësimin që ua kam bërë me mesazhin e mbrëmshëm, të cilin e publikova pas denoncimit në polici.

E kuptoj shqetësimin e shumë njerëzve që mendojnë ndryshe nga unë dhe më bëjnë fajtor kujdestar për problemet e tyre të përditshme- nga humbja e vendeve të punës, bizneseve apo shqetësimeve psikologjike. Prandaj, edhe nuk jam përgjigjur në sharje, ofendim apo nënçmim nga ata që kanë pasur mendime tjera. Këtë dukuri e kam kuptuar si pjesë përbërëse të ecurisë së pandemisë dhe pjesë normale e sfidës në të cilën jam futur.

Kosova është vend i të gjithëve. Sharjet dhe kërcënimet nuk më kanë ndalur asnjëherë në jetë. Përkundrazi, janë motiv shtesë për të punuar edhe më shumë për një Kosovë edhe më të bukur.

Si çdo njeri edhe unë do ta mbroj familjen në çdo kohë, nga çdokush dhe me çdo mjet.

Winston Churchill: “Asnjëherë nuk do të arrish në cak, nëse çdo herë ndalesh që të pushosh një qen që leh”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu