Rama a do të shkoj në Serbi, Beogradi nuk konfirmon vizitën dhe agjendën

0
639

Edi Rama

Përkundër insistimit të Qeverisë shqiptare, Qeveria serbe edhe më tutje po i bën obstruksione vizitës së kryeministrit Edi Rama.

Pala shqiptare ende nuk e di agjendën e kësaj vizite që ishte planifikuar për 10 nëntor. Gjasat janë që edhe kjo datë të dështojë, ndonëse faktori ndërkombëtar po bën çmos që takimi të realizohet.

Gazeta Express ka mësuar se edhe përkundër faktit se me 10 nëntor është paracaktuar vizita e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd, zyrtarët serbë edhe më tutje po e mbajnë të parin e ekzekutivit shqiptar në terr informativ.

Express, përmes burimeve të veta të besueshme, ka mësuar se edhe përkundër insistimit, pala serbe nuk po e informon palën shqiptare për asgjë lidhur me ketë vizitë.

“Është e pabesueshme se çfarë skandali është ky. Edhe para vizitave më të rëndomta, palët koordinohen. Ndërsa në këtë rast, kur vizita është tepër e ndjeshme, e sidomos kur dihet se ajo ishte anuluar njëherë, detajet do të duhej të ishin çdo gjë. Por zyrtarët e Qeverisë së Beogradit, nuk po i përgjigjen Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, lidhur me agjendën”, ka treguar një burim nga Qeveria shqiptare, që ka dashur të mbetet anonim.

“Nëse vazhdon kështu, sipas të gjitha gjasave kjo vizitë do të dështojë, siç dështoi edhe herën e parë”.

Në anën tjetër, faktori ndërkombëtar është futur në ketë lojë, duke bërë presion tek palët. Mirëpo edhe më tutje nuk është e qartë se sa do të mund të ndikojnë tek Beogradi, sepse tek shqiptarët ekziston edhe dëshira për t’u realizuar vizita.(INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu