Sot, kur opozita në Shqipëri kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama, ky i fundit përmes llogarisë në Twitter u ka përcjellë atyre porosinë se nuk e ka ndërmend të ndalet derisa Shqipëria të ‘Rilind’ nga të këqijat e së kaluarës.
“Asgjë e askush s’do na ndale ne nxjerrjen e Shqipërisë nga llumi i gënjeshtrave,shpifjeve, iluzioneve, hajdutërisë dhe maskarallëkut politik!”, ka shkruar Edi Rama
Nga ana tjetër, PD pretendon se kanë arritur të mbledhin rreth 200 mijë protestues në shesh para kryeministrisë, me thirrje kundër qeverisë dhe Ramës.