Rama tregon simbolikën e lapsave trekolor për “France 24”

0
639

Edi Rama France 24

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë të drejtpërdrejt në televizionin francez “France 24” ka deklaruar se sulmi terrorist që u bë më 7 janar në Paris, ku u vranë 17 persona nuk ishte sulm vetëm ndaj Francës por edhe ndaj Shqipërisë.

Rama duke folur në gjuhën frënge ka deklaruar se është bashkuar “Marshit të Bardhë” të dielën sepse kjo që ka ndodhur në Paris i ka prekur të gjithë njerëzit e rruzullit tokësor.

Rama ka thënë se në Paris nuk e ka ndjerë veten si i huaj por sikur të ishte në shtëpinë e tij. Sipas tij, në botën demokratike duhet vlerësuar liria fetare si dhe ka deklaruar se sulmi që u bë në Paris nuk ka lidhje me fenë islame.

tre ngjyrat

Moderatorja e televizionit e ka pyetur kryeministrin shqiptar edhe për tre lapsat në xhepin e palltos së tij me ngjyrat e flamurit francez. Rama tha se para se të jetë politikan është artist dhe këta lapsa i ka vendosur në shenjë solidariteti me popullin francez.

Ndryshe kryeministri Rama ishte në marsh së bashku me 4 krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, përcjell kp. Ky gjest i tyre të gjithë së bashku është pritur me ovacione dhe duartrokitje nga të pranishmit në marsh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu