Ramabaja: Bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë s’mund ta ndalë as Vuçiqi e as vetë Sveti Sava!

0
567

sadri4

Antërai i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka thënë se bashkim i Kosovës dhe i Shqipërisë është një proces i pandalshëm. Ai në një postim në Facebook ka thënë se bashkimin e dy shteteve shqiptare nuk e ndalë dot as Vuçiqi e as vetë Sveti Sava!

Lexojeni të plotë shënimin e tij:

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, e ka cilësuar si provokim deklaratën e kryeministrit Rama, në Ulqin, se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në një mënyrë o tjetër.

Aleksandër Vuqiç: “Unë premtoj se Kosova dhe Shqipëria, siç thotë kryeministri Rama, në një mënyrë klasike, asnjëherë nuk do të bashkohen! Ju lutem shqiptarëve të ndalin provokimet që çojnë në destabilizimin e mëtejshëm në rajon!”

Pararendësit e Vuqiçit dhe ai vetë, para dhe gjatë luftës (1998/99) nuk kishin premtuar, por përmes projektit Patkoi, ishin angazhuar që njëherë e përgjithmonë ta zbraznin Kosovën nga elementi shqiptarë.

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është proces tashmë i pandalshëm. Atë nuk e ndalë dot as Vuçiqi e as vetë Sveti Sava!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu