Ramabaja: Dyshja Thaçi dhe Veseli e krijuan “Syrin e Popullit”

0
299
Ramabaja: Dyshja Thaçi dhe Veseli e krijuan “Syrin e Popullit”

I akuzuari për rastin“Syri i Popullit”, Sadri Ramabaja, ka drejtuar akuza të forta për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli.

Ai tha se organizatën që njihet si “Syri i Popullit” e ka krijuar Thaçi dhe Veseli, njofton Klan Kosova.

“Organizatën “Syri i Popullit” me shumë gjasë e kanë krijuar dyshja Thaçi dhe Veseli nën SHIK-un apo tash i njohur si klani Pronto. Kjo dyshe që mbanë peng shtetin tregojnë se ata kanë obsesion secilin intelektual që angazhohet tok me Vetëvendosjen”.

“Në raport me intelektualët ata sillen kështu meqë vuajnë nga sindromi i lojës së shumës 0. Sa më afër intelektualëve t’i sjellë jeta aq më te pavlerë e të vegjël e shohin se janë. Kulmi i obsesionit mbetet Vetëvendosja sepse klani Pronto dëshmohet se do t’ia ulë pushtetin siç edhe u dëshmua më 6 tetor 2018”.

Ndërkaq, Thaçi dhe Veseli për krjimin e organizatës e kanë akuzuar Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën e Vetëvendosjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu