Ramush Haradinaj arrestohet në Slloveni

0
613

rambushi

Në rrugë gjatë kthimit pas vizitës zyrtare në Berlin, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga policia e Serbisë ne vitin 2006.

AAK e konsideron këtë një veprim ndërhyrje me qëllime të njëjta dhe identike si të policisë serbe, ndaj Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe udhëheqës i njohur i luftës për lirinë e Kosovës.

AAK kërkon veprim të menjëhershëm për lejimin e Haradinaj në udhëtimin e tij drejt Prishtinës dhe e konsideron këtë ndalim tendencë të qëllimshme ndaj personalitetit dhe gjithë asaj që përfaqëson Haradinaj.

Fletë-arrestet serbe, njollosjet dhe sulmet ndaj Haradinajt janë zhvleftësuar dhe demantuar disa herë dhe në forma të ndryshme.

*******************************

Ramush Haradinaj flet nga ‘burgu’ për arrestimin e tij

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, nga Sllovenia, ka thënë se autoritetet sllovene kanë reaguar ndaj një fletë-arresti të Serbisë, i cili daton që nga viti 2006.

Ai ka thënë se do ta vazhdojë itinerarin e paraparë, për t’u kthyer në Kosovë, pasi të hiqet nga sistem ky fletë -arrest.

“Nuk jam i arrestuar, por po merr kohë pastrimi i listës nga sistemi slloven”, ka thënë ai.

Haradinaj me humor ka komentuar se gjithë kjo i ka kushtuar me humbje të avionit.

Ditëve të fundit lideri i AAK-së, i cili është deputet në Kuvendin e Kosovës ka qëndruar për vizitë në Gjermani, ku është takuar me parlamentarë të këtij shteti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu