A po këndellet Ramush Haradinaj nga Politika servile 15 vjeqare karshi Bashkimit Evropian ?!
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj sot në Parlamentin e Kosovës ka thënë se Gjykata Speciale po ndërtohet në shpërputhje me ligjet e Kosovës.
“Keni shkuar shumë më larg. Përmes derës së vogël, ju z. Kuçi keni qenë pjesë e këtyre dallavereve”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, asgjë e sistemit të drejtësisë së Kosovës nuk do të vlejë sa i përket funksionimit të Gjykatës Speciale.
“Si mendoni ju me përballu këtë gjendje kur ju po e ktheni në Kosovë UNMIK’un. Po e ktheni Kosovën në vitin 1999”, ka shtuar ai.
“Po e ktheni OKB. Nuk po e pastroni Kosovën. Po leni paqartësi. Po i jepni Kosovës edhe një UNMIK”.
Kurse Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se me themelimin e Gjykatës Speciale po krijohen kushte të reja për integrimin e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
Ai ka thënë se me themelimin e Dhomave të Veçanta po hiqet dorë nga shtetësia e Kosovës.
Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri e ka akuzuar ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi për mashtrim gjatë deklaratave në Kuvend. Sipas Ymerit, jo të gjitha partitë kanë qenë të përfshirë në procesin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka qenë kundër kësaj Gjykate.
Hajredin Kuçi i përgjigjet “butë” Ramush Haradinajt: Unë s’kam bërë dallavere
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka reaguar pas akuzave të Ramush Haradinajt se pikërisht i pari i drejtësisë është përgjegjës për këtë Gjykatë Speciale. Kuçi ka thënë se edhe opozita dhe liderët e partisë kanë qenë të përfshirë në debatin për Gjykatën Speciale.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se dikush ka qenë që ka negociuar për Gjykatën Speciale. “Është dikush që ka negociuar, e ai jeni ju. Asnjë lider i asnjë partie nuk ka negociuar. Unë personalisht jo. Dikush ka negociuar”, tha ai.