Ramush Haradinaj: “ Komandant, Kosova është Shqipëri dhe ashtu do të jetë”

0
735

Ramushi

Një deklaratë krejtësisht e papritur është lëshuar nga Ramush Haradinaj ne statusin e tij në Facebook, e cila mund të jetë indikacion për ndërrimin e kursit të kësaj partie nga ajo Kosova-centrike në një parti që angazhohet për Bashkimin kombëtarë.

“ Komandant, Kosova është Shqipëri dhe ashtu do të jetë”, janë fjalët me të cilat Haradinaj përmes Facebook i është drejtuar Adem Jasharit pas vizitës të varrezat në Prekaz.

Sot së bashku me bashkëluftëtarë e kolegë, isha në Prekaz për të nderuar luftën dhe sakrificën e komandatit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, por edhe dëshmorëve e luftëtarëve tjerë. Ky nderim nuk mjafton, por megjithate dërgon një porosi, se në rrugën e lirisë, do të rrugëtojmë gjithnjë.
Edhepse komandanti u sakrifikua për një Kosovë tjetër nga kjo siç e kemi sot, dhe e meritoi nderimin nën tingujt e fjalët e himnit tonë kombëtar, ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e aspiratave tona shekullore.
Komandant, Kosova është Shqipëri dhe nuk bëhet tjetër!

RH

Ramush Haradinaj's photo.
Ramush Haradinaj's photo.
Ramush Haradinaj's photo.

Reagimi përveç se pason atë të familjes Jashari për mos lëshimin e himnit kombëtarë gjatë ceremonisë nderuese të FSK-së për “Epopenë e UÇK-së”, nxjerrë edhe dilemat për një ndërrim kursi të AAK-së.

Dilema është kjo: a ishte Ramushi vetëm emotiv apo po përçonte një orientim të ri politik përmes kësaj deklarate?

Këto dilema i ka edhe analisti politik, Ismet Kryeziu, njëherësh drejtor ekzekutiv i KDI-së. Sipas Kryeziut kjo deklaratë e Haradinajt, nuk mund të trajtohet si emotive por më shumë si kurs i ri politik.

“Haradinaj ka kaluar momente shumë më emocionuese sesa sot në shënimin e Epopesë së UÇK-së, por deri më tani ai nuk është shquar si person që ka dhënë deklarata të nxitura nga emocioni, prandaj ato mund të janë indikacion se ai po e lëshon idenë e Kosovës për atë të Shqipërië”, tha për Gazeta Blic, Ismet Kryeziu.

“Prandaj vlerësoj se deklarata e fundit e Haradinaj më shumë mund të merret si indikacion i ndërrimit të kursit politik të AAK dhe rreshtimit të saj në krah të një politike të re në krahasim me politikën e deridjeshme”, shtoi Kryeziu.

Zyrtarisht, ndonëse të pyetur nga Gazeta Blic, asnjëri nga zyrtarët e lartë të AAK-së përfshirë edhe ata që janë afër me Haradinajn nuk kanë dashur të flasin për ndryshim të kursit politik të AAK-së.

Mos deklarimi publik le shumë gjëra të pasqaruara megjithatë- dhe të cilat nuk do duhej te mbeteshin të tilla.

Jo zyrtarisht njëri nga zyrtarët më të lartë dhe me më ndikim në parti, i ka thënë Gazeta Blic, “se AAK-ja mbetet partia më Kosova-centrike në vend. Madje sipas tij” postimi në faqen zyrtare të Haradinajt në FB ishte bërë nga Administratori”- një fajtor ky permanent i politikanëve kosovarë.

Një gjë e tillë duket paksa e befasishme, sepse postimi ishte nënshkruar në fund me inicialet RH, që sipas praktikave botërore të përdorimit të rrjeteve sociale, nënkupton se ai ose është shkruar ose aprovuar nga vet personi i nënshkruar- në këtë rast nga Ramush Haradinaj. Postimet nga Administratorët e faqes ose lihen të panënshkruara ose nënvizohen si të tilla.

Sido që të jetë, një ditë sigurisht do të kuptohet nëse AAK-ja po heqë dorë nga shteti i Kosovës për idenë e bashkimit me Shqipërinë pozicion ky të cilin e mbanë të “uzurpuar” Vetëvendosje! apo e tëra që u bë sot ishte një reagim politik emotiv i Haradinajt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu