Ramush Haradinaj zv/kryeministër dhe ministër i Policisë!

0
585

Ramushi faqebardhë

Edhe pse gjërat nuk po shkojnë siç ishin paraparë pas dorëzimit të Bllokut VLAN për postin e kryeparlamentarit, tashmë brenda LDK-së i kanë nisur kalkulimet e para se si do të dukej kabineti i ardhshëm qeveritar me Isa Mustafën kryeministër.

Burime të sigurta të Indeksonline brenda LDK-së kanë thënë se nëse Isa Mustafa arrin ta krijoj qeverinë, ai po planifikon se dy zëvendës të tij të jenë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Nëse Haradinaj dhe Kurti pranojnë një matematikë të tillë, atëherë ata do të kenë edhe pozita tjetra në ekzekutiv.

“Parashihet që kreu i AAK-së, përveç postit të zv/kryeministrit të jetë edhe ministër i Punëve të Brendshme, kurse Albin Kurtit t’i takojë edhe posti i ministrit të Punëve të Jashtme, si dhe udhëheqja e dialogut të ardhshëm me Serbinë”, kanë thënë këto burime.

Se si do të ndodh kjo, mbetet të shihet pasi që AAK-ja deri me tash e ka kundërshtuar fuqishëm idenë që ta dorëzojë kryeministrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu