Raporti i CIA-s: Takimi sekret me agjenten X në Konispol

0
844

Pjesa e pare dokumentit qe botohet sot  ne vazhdimin e dokumentacionit te deklasifikuar amerikan vjen perseri nga Dosja e Operacioneve OBSIDIUS. Keto operacione sic del deri me tani nga publiki i disa dokumentave kishin per qellim penetrimin e nje sere institucionesh ushtarake dhe qeveritare shqiptare nga agjente qe kishin lidhje me sherbimin sekret amerikan. Edhe pse deri ne mesin e viteve 1950 amerikanet kishin pesuar disa disfata ne tentativen e tyre per te rrezuar rregjimin e enver hoxhes, perseri nuk kishin hequr dore ne destabilizimin e ketij rregjimi. ne kete vazhde operacionesh sekrete kunder Hoxhes ishte organizuar edhe Operacioni OBSIDIUS i cili me sa dukej deri ne mesin e viteve 50 kishte pasur sukses ne penetrimin e shqiperise nga jugu i vendit dhe pikerisht KOnispoli. Nuk ka asnje diskutim se keto dokumenta qe po botohen per here te pare sjellin nje kendveshtrim te ri mbi te gjithe ceshtjen e Procesit shume te bujshem te njohur si Procesi i Cameve. Edhe pse keto 20 vite te fundit jane hedhur shume hipoteza mbi sakrifikimin e nje sere emrash te njohur te Krahines se Camerise nga Enver Hoxha per qellime ende te pa shpjeguara, dokumentat e ardhura nga arkivi i sherbimeve sekrete amerikane deshmojne se ne fakt ne ate periudhe ka pasur nje aktivitet mjaft intensiv kunder Enver Hoxhes nga disa persona te njohur te zones. Dokumentat e deklasifikuara kane ne perberjen e tyre edhe emrat e vertet te personave qe ne korespondencen e kohes jane permendur vetem me pseudonimin e tyre sekret.  Prandaj cdo dyshim per hamendje te qellimshme ne perfshirjen e Grupit Cam ne keto dokumenta nuk eshte i vertet pasi shume shpejt publiku do te mesoje edhe emrat e vertet te personazheve qe jane te perfshire ne krijimine nje rrjeti agjenturor kunder Enver Hoxhes.

FROM  SE
SUBJECT:  GENERAL— SPECIFIC— Operacioni ODSIDICUS
CLASSIFICATION    51-28 A
(SPECIFY AIR OR SEA POUCH)
Chief, T.
DATE. 10. Shtator. 1955
Urdher i Qendres: Rishikimi dhe komente mbi MIsionin e Tetorit.
Instruksione per MIsionin e 19 Qershorit bashkangjitur.
Permbledhje:
a. MIsioni “E Premtja” u infiltrua ne 19.Qershor.1955
  1. nuk u gjet asgje ne Kutine Sekrete te Komunikimit. 
c. RNDOLLAR mori kontakt ne shtepine e agjentit tone AIPEGION
  1. Gjate largimit per ne kufi Grupi gjen dokumenta ne Kutine Sekrete te komunikimit.
Qershor 19.
  1. 21.10   Grupi u shoqerua nga nje eskorte ushtaresh greke ne piken R-406530 ku ju dhane instruksionet e fundit. RNDOLLAR ne krye te grupit i cili u shkeput nga instruksionet e fundit ata vazhduan ne drejtim te kufirit. AIRBLOW e ndiqte ne nje distance 10 metra. grupi eci ne kembe ne territorin Grek per rreth 15 minuta. ne Piken R-405544 grupi e la shtegun e ngjitjes dhe u shmang djathtas.
  2. 21.40  grupi arriti ne majen e kodres qe eshte pika ndarese e kufirit. rreth 50 metra nga kufiri shqiptar grupi pa nje garth me  shkurre me gjemba 1 metra e gjysem dhe gjysem metri te gjere. gardhi ishte me gjemba te vendosur njeri mbi tjetrin. Nuk kishte shtylla apo tela me gjemba. Shkurret ishin te vendosura njera mbio tjetren dhe te kapura ne toke me gurre. Toka ne te dyja krahet ishte e paster dhe e forte. NUk u pa asnje gjurme punimesh.
  3. 21.45  Grupi kaperceu gardhin pa asnje pengese. RNDOLLAR u hodh ne anen tjeter te gardht dhe ndihmoi AIRBLOW te kalonte. NUk u thye asnje dege e shkurreve. Grupi vazhdoi marshimin drejt fushave te konispolit, duke e lene posten e braktisur te Shkembit ne te majten e tyre. Megjithese grupi nuk e shikoi ndertesen e Postes se Kufirit ata duhet ta kene kaluar ate diku ne nje distance prej 50 metrash ne Jug Lindje. Ne Poste nuk kishte drita apo shenje jete apo bageti dhe qen.
  4. 22.15  Gati nje kilometer brenda kufirit Grupi qendroi per 5 minuta per nje pushim. Nuk u pi uje gjate pushimit. Marshimi vazhdoi. ne piken R-407563 Grupi qendroi perseri per 10 minuta per te bere nje rigonicion te terrenit si dhe per te pire uje. Marshimi vazhdoi drejt Kodres 108 (R-413587) ne drejtimin e Qafes se Hanit. Grupi qendroi per here te trete per te vezhduar zonen BAXHO  ( R-414569)
  5. 23.45  Grupi u largua nga zona e BAXHO ne te majte ( gati 100m). ne Veri Perendim degjoheshin kembora bagetish dhe te lehura qensh. Grupi marshoi ne drejtim te vendit ku ndodhej Kutia Sekrete e KOmunikimit ku arriti per disa minuta. Pasi e vezhguan zonen per disa caste ata kerkuan per kutine sekrete. Perpara ketij veprimi RNDOLLAR kerkoi per sinjale rreziku por nuk gjeti asgje megjithese disa gure ishin perqark.
Shenime:
  1. AIRBLOW deklaroi se Grupi e kaloi gardhin me veshtiresi dhe degjoi zhurma diku 200 metra ne distance
  2. AIRBLOW raporton se ne ndalesen e syre u pi uje
  3. BAXHO  stacion ku prodhohet djadhi. I braktisur ne kete periudhe kohe.
  4. AIRBLOW thote se sinjalet e rrezikut u kontrolluan gjate kerkimit per Kutine Sekrete dhe jo para.
por dukeshin qe nuk ishin zene me dore qe nga vizita e grupit ne Dhjetor. RNDOLLAR filloi te kerkonte neper shkurre ( 7 prej tyre) ndersa AIRBLOW bente roje. Pasi kerkoi 3 apo kater prej tyre RNDOLLAR pyeti AIRBLOW te vazhdonte kerkimin. Ai kerkoi ne nje apo dy prej tyre por Lideri i Grupit nuk ishte i kenaqur me menyren e kontrollit dhe vazhdoi te kerkonte vete ne 3 apo 4 shkurret e mbetura. Kerkimi vazhdoi per 30 minuta. Nuk u gjet asgje.
Qershor 20
  1. 00.40   ne kete kohe Grupi e nderpreu kerkimin dhe vendosi te marshonte drejt Malit te Saraqinit. Grupi kaloi rrugen kryesore te KOnispolit dhe u ngjit malit perpjet me shume ngadale.ngjitja ishte shume e veshtire dhe Grupi ndalonte cdo 100 metra.
  2. 03.00 Pas nje marshimi prej 1 ore e gjysem ku jo me shume se 1 km e gjysem u marshua grupi qendroi ne piken R-423576( Kampi A) ne nje rrepire e mbrojtur mire nga peme dhe shkembinj. ne mengjez ata levizen ne nje pike tjeter me te mire gati 15 metra me tutje. Djemte pushuan me rradhe gjate gjithe dites. Gjate dites AIRBLOW filloi te ankohej per dhimje gjuri dhe ata vendosen te qendronin ne Mal nderkohe qe RNDOLLAR te shkonte drejt kontaktit ne Konispol.
  3. 20.45  grupi filloi marshimin ne perendim te diellit dhe pasi u ngjiten pak gjeten nje shteg paralel me rrugen e Konispolit. Ky shteg u ndoq me nje ritem te mire. Grupi kaloi nje rrepire ne piken R-437568  me emrin Perroi i MIalces dhe arriten ne piken FIKU I SHURRIT (R-438567). Nga kjo pike Qyteti i KOnispolit mund te shikohet mjaft mire. Gati 20 apo 30 drita elektrike shikoheshin qarte. Degjoheshin po ashtu shume te lehura qensh.
  4. 22.30  RNDOLLAR e zbrasi canten e shpines nga gjerat e tija personale dhe ja dha ato AIRBLOW. Ai mori me vete pistoleten municion nje kuti te re sekrete si dhe nje pagure me uje ne cante dhe vazhdi rrugen i vetem pergjate shtegut te KOnispolit. Ai e ndoqi kete shteg per 500 apo 600 metra ku e humbi me tej por gjithsesi vazhdoi ne drejtim te fshatit. 150 metra para se te arrinte shtepine e pare te fshatit ai zbathi kepucet dhe i futi ne cante. Hyri ne fshat nga krahu i njohur me emrin e Malit STERASI.
Shenime: ne kundershtim me raportin AIRBLOW raporton se RNDOLLAR gjeti nje vrime 5 apo 6 inche te thelle dhe 6 apo 7 inche te gjere. Ai e thiri AIRBLOW te kontrollonte kete vrime por te dy burrat nuk gjeten gje ne te.
  1. 23.45  RNDOLLAR ju afrua shtepise se AIPIGEON dhe pasi eci rreth e perqark per tu siguruar hyri ne oborr. Atij ju desh te perzinte nje qen te huaj nga oborri duke e goditur me gure. Ai pa disa dele ne oborr dhe zbriti ne bodrum per te pare ne se kishte ndonje gjekafshe ku gjeti celsin e bodrumit ne dere. Kjo e beri ate te besoje se ne shtepi kishte njerez. ne nje nga dritaret ai pa nje shtylle druri rreth 5 metra te gjate te mbeshtetur ne mur. me ndihmen e kesaj shtylle ai goditi nje dritare as sa theu edhe xhamin e katit te pare. zhurmes nuk ju pergjigji njeri. me te njejten shtylle goditi xhamin tjeter. Pasi nuk ju pergjigji kush ai u fut ne bodrum dhe goditi dyshemene nga poshte. Pasi goditi tre apo kater here degjoi zerin e gruas se AIPIGEON e cila pyesta kush eshte. Pasi degjoi zeri RNDOLLAR shpejtoi tek dera ku nga vrima e celsit i tregoi emrin e tij. Atij ju pergjegjen nga brenda se kush ishte si dhe cfare kerkon?  Kur ai e identifikoi perseri veten pergjigjia ishte “nuk ju njohim ju dhe cfare kerkon perseri.  Pas nje pause te vogel gruaja pyeti “ ku e di ti qe nuk kam njerez te tjere ne shtepi”?
  2. Pas nje fare kohe RNDOLLAR mundi te binde gruan qe te hapte deren dhe pasi hyri brenda pa gruan e AIPIGEON si dhe vajzen e saj 15 vjecare  te cilen ai nuk e njohu menjehere. Vajza po mbante nje llambe me vajguri dhe RNDOLLAR i drejtoi asaj pistoleten. Ai e pyeti gruan se kush ishte kjo vajze ndersa vajza pasi e shtyu gryken e pistoletes ju hodh ne qafe RNDOLLAR. Pasi u sigurua se nuk kishte njeri tjeter ne shtepi RNDOLLAR  filloi te pyeste gruan mbi situaten. Ai u merzit shume kur e kuptoi se ajo e kishte njohur zerin e tij por kishte pasur frike ta hapte deren. Gruaja i tha se ajo kishte frike pasi 9 dite me pare asaj i kishin marre Trisken e Frontit Demokratik si dhe e kishin akuzuar ne Konferencen javore te fshatit se mbante akoma lidhje te fshehta me RNDOLLAR. Ajo gjithashtu ishte akuzuar se mund te kishte lidhje me vrasjen e IZET OSMANIT ne Korce, vrasje te cilen SIGURIMI besonte se e kishte kryer RNDOLLAR.
  3. Gruaja e keshiloi RNDOLLAR se AIPIGEON punonte ne fushe dhe vinte ne shtepi nje here ne jave. Ajo duhej te punonte ne fushe gjithashtu por AIPIGEON e kishte derguar ne shtepi. Ai donte te ishte i sigurte se RNDOLLAR do te gjente dike ne shtepi ne se do te kalonte kufirin perseri dhe nuk do te kishte mundesi te takonte Agjentin A. Ajo shtoi se shtyllen e druri e kishte lene me qellim jashte qe ai ta perdorte per ta zgjuar ate nga gjumi.
Shenim: KOnferenca eshte nje mbledhje javore zakonisht e mbajtur te Djelen gjate se ciles komunistet lokale informojne njerzit per ngjarjet aktuale. ne keto takimi gjithashtu denoncohen kulaket, pasaniket apo diversantet.
  1. Gruaja e pyeti RNDOLLAR ne se e kishte takuar Agjentin A dhe ai ne fakt ishte arsyeja qe ajo kishte pasur frike te hapte deren. Ajo shpjegoi se sipas instruksioneve ajo e kishte kontaktuar Agjentin A gati 10 dite pas infiltrimit te RNDOLLAR ne Korrikun e shkuar. Ajo e kishte bere kete me kerkesen e AIPIGEON pasi kishin rene dakort per kete veprim. Ata mendoni ta perfshinin A-ne pasi ai nuk ishte nen vezhgimin e Sigurimit dhe ishte i lire te udhetonte per ne Tirane plus qe ishte i etur per para. Gruaja i kishte shpjeguar Agjentit A se RNDOLLAR po organizonte nje rrjet agjenturor dhe ata mendonin se ai mund te behej pjese. Ajo e vuri A-ne nen betim duke i kerkuar qe te mos tregonte tek askush per kete gje as edhe tek AIPIGEON pasi  ai nuk e dinte se RNDOLLAR e kishte kontaktuar gruan ne menyre te pavarur. Agjenti A ra dakort per tu angazhuar por me kushtin qe kerkonte nje takim me RNDOLLAR kur ai te vinte perseri ne Konispol. gruaja i tha A-se se RNDOLLAR do te hynte ne Shqiperi perseri ne tetor apo ne 25 maj ne Qafen e Hanit. ne pergjigjie te pyetjeve te RNDOLLAR gruaja tha se nuk kishte treguar asgje mbi egzistencen e vendodhjeve te kutive sekrete te informacionit.
  2. Diku ne fundin e Majit apo fillimin e Qershorit,  A-ja i tregoi gruas se ai ishte prpjekur te kontaktonte RNDOLLAR ne datat qe i kishte thene ajo. Ai e kishte bere kete pasi donte ta dorezonte RNDOLLAR tek Sigurimi me qellim mbrojtjen e familjes. Ai i tha gruas  se ne se ajo e dorezonte RNDOLLAR tek Sigurimi familja e aj do te shperblehej. A-ja shtoi se ai kishte marre premtimin e nje oficeri te larte te Sigurimit se RNDOLLAR nuk do te vritej. A-ja i tha gruas se kur RNDOLLAR te vinte prseri ajo ta conte ate ne shtepine e tij dhe te mos i tregonte asgje AIPIGEON.
  3. Kunderpergjigjia e RNDOLLAR ishte se ai duhej patjeter te vriste A-ne. Gruaja i tha se ne se ai do te bente kete veprim atehere familja do ta pesonte perfundimisht. RNDOLLAR u pergjigj se ai do ta merte te gjithe familjen ne Greqi ne se ajo do ta sillte A-ne deri tek Qafa e hanit. Ajo kundershtoi pasi do te ishte e pamundur qe e gjithe familja te dilte sebashku atje.
  4. Gruaja i tregoi RNDOLLAR se ajo kishte shkuar ne Tirane me 15 Shtator dhe ishte kryer ne 5 tetor te vitit te kaluar. Ajo kishte kontaktuar AIGAUM ne fillim pasi ai ishte me i madhi i familjes. AIGAUM kishte refuzuar te perfshihej pasi ai kishte qene ne burg per 10 vjet kishte tuberkuloz dhe kishte frike nga pasojat e zbulimit. Kjo bisede ishte bere ne shtepine e AIGAUM ku jetonte edhe nena e RNDOLLAR. AIGAUM kishte keshilluar Gruan qe te kontaktonte vellezerit e tjere dhe tu thoshte se ai ishte dakort per perfshirjen e tyre.
  5. Per kete arsye gruaja shkoi ne shtepine e AIKLOF ku ajo takoi edhe AIKTEHdhe AYTARE. Te tre vellezeri rane dakort menjehere qe te ishin pjese e rrjetit. AIKTEH ishte ne prag te martese por do ta shtynte ate me qellim qe kjo martese te mos ta pengonte. te gjithe rane dakort qe asnje fjale nuk duhej tu thuhej nenes, grave apo kujdo tjeter. Gruaja i tha RNDOLLAR se kishte pasur frike te merrte materialet e shkruara dhe i kishte djegur ato por i kishte instruktuar vellezerit ne baze te udhezimeve qe i kishte memorizuar. Duke i rekrutuar vellezerit ( perfshire edhe AIGAUM)ajo i kishte informaur ata se AIPIGEON ishte agjenti kryesor i rrjetit.
Shenime: Gruaja i referohet takimit te organizuar nga RNDOLLAR me AIPIGEON. RNDOLLAR e kishte organizuar kete takimn ne kundershtim me instruksionet e oficerit te tij superior. ne ate kohe ai i tha oficerit te ceshtjes se ai e kishte organizuar takimin por nuk kishte qellim qe te shkonte ne kete takim.
  1. Vellezerit rane dakort te mblidhnin dhe dergonin informacionet e derguara por thane se nuk mund te udhetonin dot. megjithate mund te vinin nje apo dy here ne vit ne sarande. Alibija e udhetimit te tyre ishte takimi me Identitetin B vajze e nje halle te tyre qe banon ne sarande. te gjithe rane dakort te dergonin informacionin me nje korier te besuar te AIPIGEON. Diku ne mesin e Tetorit AIKITH erdhi ne Sarande me nje sasi dokumentash sekrete. Gruaja e AIPIGEON u informua mbi kete gje ( nuk dihet se si) dhe u nis menjehere per ne sarande. Pas dhenies se  ketyre dokumentave AIKITH tha se cdo gje ishte ne rregull ne Tirane te gjithe ishin mire dhe prisnin udhezime. Ai deshironte te merte nje ore dore ne se kishte mundesi. Po keshtu ai ishte i gatshem te arratisej ne Greqi per tju bashkuar RNDOLLAR ne se shikohej e nevojshme.
Nga. Auron Tare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu