Raporti i CIA’s: Mbreti Zog kishte marrëdhënie seksuale me motrën e tij

0
1238
Ahmet Zogu me motrat
Ahmet Zogu me motrat

Deklasifikimi i një numri dokumentesh me siglën “tepër sekrete” të CIA-s amerikane të viteve 1940-1960, ka mundësuar zbulimin e disa raporteve të vitit 1949 për mbretin Zog, që asokohe jetonte në Egjipt, nën mbrojtjen e mbretit Faruk të Egjiptit.

Gazeta Dita, te ciles i referohet respublica.al, shkruan në numrin e sotëm për një avokat amerikan në Nju Jork, i quajtur Edgar M. Church që mundi që të hynte në kontakt me familjen dhe oborrin e Zogut duke u bërë dhe përfaqësues juridik i interesave të Zogut në SHBA.

Church e krijoi këtë lidhje falë gruas së tij Konteshës Margaret, që ishte kushërira e gruas së Zogut, Geraldinës. Për shkak të kësaj lidhjeje, avokati u pajtua nga familja mbretërore për të mbuluar çështje të familjes në SHBA, por paralelisht ai mbante në kontakt shërbimin sekret amerikan.

Dhe nga ajo çfarë ndodhte në oborrin e Zogut, ka rënë në sy raporti që mban datën 16 shtator 1949, ku ndër të tjera krushku dhe agjenti Church raporton se mbreti shqiptar kishte një marrëdhënie incesti me njërën nga motrat e veta, Senijen (Zenide, një grua torollake por me shumë ndikim mbi mbretin, shkruan Church). Madje avokati amerikan i raportonte CIA-s se bashkëshortja e mbretit, Geraldina kishte dijeni të plotë mbi këtë fakt.

Pas publikimit të këtij lajmi në rrjet, reagimet rezultojnë të përziera. Por duket se mbizotëron akuza ndaj ish mbretit për paratë e rrëmbyera nga thesari i shtetit, ndërsa shprehet njëfarë distance për “merakun mbi jetën private”.

Raporti në fjalë mund të lexohet në anglisht, në linkun: http://www.foia.cia.gov/sites/default/files/document_conversions/1705143/OBOPUS%20BGFIEND%20%20%20VOL.%2014%20%20%28BGFIEND%20OPERATIONS%29_0037.pdf

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu