Raporti zviceran e konstaton: Dyshohet që Astrit Dehari është vrarë

0
362
Raporti zviceran e konstaton: Dyshohet që Astrit Dehari është vrarë

Prokuroria Themelore në Prizren, pwrmes nje njoftimi pwr media ka konfirmuar se më datë 23.10.2019 ka pranuar të përkthyer në gjuhën shqipe raporti,në 58 faqësh të ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit raporton “Zeri”.
 

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prizren bën me dije se sot më datë 24.10.2019 në ora 10:30, raporti i ekspertizës në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe iu është dorëzuar familjes Dehari dhe përfaqësuesit të tyre ligjor.

Më poshtë, gjeni të plotë se çka është konstatuar nga raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit:

Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh.

Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të vejnë në dritë një profil të ADN-së mbi mostrën e përshkruar nga ekspertët e Kosovës siç thuhet se përmbanë pak ose shumë pak ADN.

Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu