Raportimet për kontrabandën do të vazhdojnë

0
787

Prishtinë, 1 maj – “K D”, ka kohë që është duke raportuar për kontrabandën që bëjnë grupet kriminale në pjesën veriore të vendit. Gjatë një hetimi të kriminalitetit në veri, gazeta ka siguruar dosje të shumta, ku zyrtarë të Policisë së Kosovës, asaj të EULEX-it, Doganave dhe të Prokurorisë përshkruajnë veprimtarinë kriminale në veri. Kapo e krimit del të jetë Zvonko Veselinoviq, i cili sipas dosjeve e ka kryer këtë veprimtari me dijeninë e EULEX-i dhe të Policisë së Kosovës.  “K D” ka shkuar se në pak raste kur ka pasur tentativa për arrestimin e tij, në krah i kanë dalë zyrtarë të rendit dhe të ligjit, siç është ish-komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në veri, Milija Millosheviq, por edhe prokurorë shqiptarë e miq të tjerë.  Të vërteta raportimet i quan edhe ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi.  Në bazë të dokumenteve të siguruara, një pjesë të madhe të tregut të Kosovës me naftë, barna, drithëra, drogë e armë e mbulon Zvonko Veselinoviq me vëllain dhe të atin e tij.  E numri më i madh i konsumatorëve janë shqiptarë.

“K D” ditët e ardhshme do të publikojë detajeve të reja, duke i bërë të ditur edhe emrat e kontrabandistëve shqiptarë.

Raportimet e “K D” për kontrabandën dhe kriminalitetin në veri të Kosovës mund të shërbejnë për një hetim të ri. Nga këto vepra kriminale të kapos të krimit, Zvonko Veselinoviq, Kosova ka humbur hiq më pak se 400 milionë euro.

“K D” ditë më parë ka publikuar dokumente, në të cilat Inteligjenca e EULEX-it e lidh Zvonko Veselinoviqin me tetë kompani të përfshira në kontrabandimin e naftës dhe substancave të tjera dhe shmangien e tatimit.

“K D” në vazhdim të ciklit të shkrimeve për kriminalitetin në veri ka zbuluar dosje që Veselinoviqin e vë në krye të shitësve të drogës.

Zvonko Veselinoviq deri vonë ka pasur kontratë më Postën dhe Telekomin e Kosovës.

KD ka raportuar edhe për bashkëpunëtorët e Veselinoviqit dhe kontrabandistët e tjerë.

Por kontrabanda në këtë pjesë vazhdon të zhvillohet pa u penguar nga askush.

E këtë po e ndihmon mosmbyllja e rrugëve alternative, nëpër të cilat kryesisht zhvillohet kontrabanda.

“K D” ditët e ardhshme do të publikojë detajeve të reja, duke i bërë të ditur edhe emrat e kontrabandistëve shqiptarë.

Në numrin e nesërm do të zbulohen detaje të strehimit të Enver Sekiraqës në pjesën veriore të Mitrovicës dhe mbrojtjes së tij nga policë serbë të stacionit veri, e deri te arratisja drejt Irlandës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu