Rasti Asanaj, hetimet drejt përfundimit

0
743

Procesi i hetimeve në rastin e Dino Asanajt është në fazën përfundimtare. Prokurori i çështjes, Blerim Isufaj, pohon se shumë shpejt do ta thotë fjalën e tij. Në dispozicion ai ka edhe të gjeturat e hetuesve të FBI-së. Brenda shtatorit, merret vesh nëse do të ngritet ndonjë aktakuzë për vdekjen misterioze të Shefit të AKP-së.

Gjithçka po shkon drejt fundit. Hetimet në lidhje me vdekjen misterioze të Dino Asanajt janë gati para përmbylljes, njofton “Express”.

Ka mbetur vetëm edhe një çështje fare e vogël, ndoshta krejt teknike, që më në fund, diçka të dihet në lidhje me këtë rast.

E nëse në lidhje me vdekjen e Asanajt, për të cilën dyshohet se ishte vetëvrasje, do të ketë ose jo aktakuzë, kjo pritet të mësohet shumë shpejt.

Procesi i hetimeve në lidhje me çështjen e cila cilësohet si më e rënda në vitet e fundit, për shkak të pozitës si Drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), që i ndjeri kishte në momentin e vdekjes, tashmë është në fazën përfundimtare.

Hetuesit amerikanë të Zyrës Federale të Hetimeve (FBI) kanë përfunduar misionin e tyre në Kosovë.

Ata duket se e kanë kryer punën e tyre. Pas disa ditësh qëndrimi në Kosovë, ata janë larguar drejt SHBA-së.

Por prapa vetes, të njëjtit u kanë dorëzuar institucioneve vendore të hetuesisë, të dhënat e mbledhura për të cilat edhe kishin ardhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu