Në gjykatën themelore në veri të Mitrovicës, ka vazhduar seanca kundër grupit të Drenicës.
Dëshminë aty e ka dhënë gruaja e dëshmitari F, e cila ka thënë se burri i saj ishte spiun. Ajo ka shtuar se nuk e dinte se çka kishte ndodhur me dëshmitarin F sepse nuk kishte marrëdhënie të mira më të.
Pasdite para gjykatës ka dëshmuar dëshmitari O që është vëllai i dëshmitarit F, ai ka thënë se gjatë luftës ka qëndruar në Gjermani dhe se nuk ka parë asgjë në lidhje me problemet e të vëllait.
Ndërkohë avokatët e të akuzuarve kanë kërkuar që të mbrojturit e tyre të mbrohen në liri, pasi që sipas tyre tani janë plotësuar të gjitha kushtet që ata të mos qëndrojnë në paraburgim.