Rasti i Mafiozit Curri: Vjosa duhet t’i tregojë Qytetarëve pse nuk votoi pro mbylljes së Kazinove

0
930
Rasti i Mafiozit Curri: Vjosa duhet t’i tregojë Qytetarëve pse nuk votoi pro mbylljes së Kazinove

Kandidatja për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), eshte Kusherira e Ismet Osmani i njohur si “Curri”, dhe duhet të sqarohet publikisht pse kishte munguar në Kuvendin e Kosovës, kur ishte miratuar një nga projektligjet e rëndësishme të Kosovës, “Projektligji për mbylljen e lojërave të fatit”.

Derisa gjatë kohës së shqyrtimit të projektligjit për mbylljen e kazinove, Osmani nuk ka qenë e zëshme pro mbylljes se tyre apo pothuajse fare nuk deklarohej per pro apo kunder.

Kështu që në ditën e votimit, emri i Vjosa Osmanit nuk kishte figuruar të ketë votuar për këtë projektligj. Ajo ishte regjistruar në mesin e deputetëve “jo prezentë”, shkruan Gazeta Insajderi.

Olluri, në emisionin Debat Plus, në Tv Dukagjini ka thënë se qytetarët dhe elektorati i Vetëvendosjes duhet ta dijë këtë të vërtetë.

“Është në Kuvend votimi për ndalimin e kazinove dhe bastoreve, ku njëri prej pronarëve është edhe kushëriri i Vjosa Osmanit, Ismet Osmani i njohur si “Curri”, është Vjosa Osmani që nuk ka marr pjesë dhe nuk ka votuar as pro, as kundër dhe e përsërisë prapë se është i asaj familje, por është një çështje që elektorati i VV-së, qytetarët e Kosovës kanë drejt me e ditë të vërtetën pse nuk ishte në atë seancë dhe pse nuk votojë pro mbylljes së kazinove dhe bastoreve, le ta sqaron publikisht”, ka thënë Olluri.

Ish-deputetja e LDK-së, tashmë e kandiduar për kryeministre janë kushërinj me Ismet Osmanin i njohur si “Curri” dhe njëri ndër njerëzit më të mistershëm të botës së biznesit. Ai njihet për bizneset e tij edhe jashtë Kosovës, në Çeki.

Policia e Kosovës, dy muaj pasi që kishte miratuar projekt ligjin për ndalimin e kazinove dhe bastoreve kishte arrestuar ‘Currin’ me një grup personash nën dyshimin se kanë kryer vepra penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘mashtrim’ që kanë pasur për qëllim “në mënyrë të kundërligjshme – jo proporcionale të pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme (dy shtëpi në Prishtinë, një objekt, automjete dhe para).

Eshte dhe një lidhje tjetër të Ismet Osmanit “Currit” dhe të Vjosa Osmanit, e që është lidhja me kryetaren e KQZ-së, Valdete Osmanin, e cila ka po atë afërsi me Ismet Osmanin, sikurse Vjosa: babai i Ismet Osmanit “Currit”, Sakipi, babai i Vjosës, Raifi, dhe babai i Valdete Osmanit, Rifati, janë djem axhallarësh.

Dëmi i përgjithshëm që dyshohet se ky grup i ka shkaktuar vendit me aktivitete kriminale, tejkalon vlerën prej 6 milionë eurosh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu