Rasti në Ferizaj/ Arrestohet njëri nga personat që kishte dërguar vajzën 20 vjeçare pa shenja jete në spital

0
29

Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj njërin nga personat e dyshimtë që kishte dërguar në spital vajzën 20 vjeçare pa shenja jete, mëson Indeksonline përmes burimeve.

Tutje, sipas burimeve të Indeksonline, i dyshuari kryesor është identifikuar nga Policia e Kosovës. Ai ka bashkëjetuar me viktimën.

Dy personat e dyshuar janë me precedent penal dhe të njohur për Policinë e Kosovës.

Po ashtu është gjetur vendi i ngjarjes ku ka ndërruar jetë e dyshuara. Vdekja e 20 vjeçares besohet të ketë ndodhur në një banesë afër spitalit të Ferizajt. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu