Ratifikimi i marveshjes Ashton – Daciç

0
814

Met 27 Qershor 2013 u bë në të njëjtën mënyrë të dhunshme si u veprua në  Konferencen e Prizrenit të 1945 dhe si u veprua me kushtetutën 1989

Definicioni mbi marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale shpjegon se marrëveshjet e tilla  munden të arrihen vetme mes shteteve të barabarta, të pavarura e sovrane, që reciprokisht e njohin njëra tjetrën dhe që nuk janë produkt i   presioneve politike apo kërcimeve e shantazheve të as një lloji, nga vendet e mes të cilave arrihen marrëveshjet si dhe as nga vendet e  treta! Ratifikimi i marrëveshjeve jashtë këtyre kushteve nuk ka legalitet dhe nuk e obligon në respektimin e realizimin e tyre nga vendet të cilat detyrohen me dhunë politike e ushtarake që të  nënshkruajnë marrëveshje të tilla.
Definicioni mbi demokracinë  shpjegon se fjala është për pushtetin e popullit (demos – populli, kracia – pushteti), kur populli drejtë për se drejti i propozon, i voton dhe i zgjedhe me shumicën e votave përfaqësuesit e vet dhe i shkarkon ata me të njëjtën procedurë! Pushteti i realizuar përmes të partive politike (moniste apo pluraliste – krejt njësoj)  është antidemokratik! Sepse kandidatet e propozuar nga partitë politike  nuk i përfaqësojnë interesat e popullit dhe nuk përgjigjen para popullit por i përfaqësojnë interesat e partive dhe përgjigjën para partive të veta. Kjo nuk është demokraci por PARTIOKRACI!
Demagogjia partiokratike  qe dy shekuj po mundohet të e arsyeton sundimin e vet diktatorial mbi popujt e vendeve të ndryshme  duke u fshehur pas maskës së demokracisë! Ata e quajnë veten demokrat edhe kur në pushtet vinë duke i vrarë kundërshtaret e vet  e edhe kur në pushtet vinë me vota te vjedhura etj. Si mundet të ketë zgjedhjet e lira ne një vend të okupuar nga hajnat ndërkombëtar dhe nga hajnat vendor? Ku mundet me pas zgjedhje te lira ne një vend ku ushtritë e policitë e huaja se bashku me gjykatat e huaja e  me administratën e huaj të quajtur EULEX/UNMIK e bëjnë pushtetin  real ndërsa institucionet  vendore si marioneta te tyre,  bëjnë pushtetin fiktiv etj.
Definicioni mbi shtetin shpjegon se shteti i pavarur e sovran dhe i barabartë me shtet tjera është ai vend i cili në hapësirën e vet territoriale  nxjerr   vet Kushtetutën e Ligjet e veta  duke  e respektua parimin e vetëvendosjes se popujve, pa ndikim politik nga jashtë, që ka ekonomin e vet të pavarur  nacionale, që ka forca nacionale për  ruajtjen e rendit nga anarkistet vendor e për mbrojtjen se vendit  nga agresionet e jashtme si dhe kur brenda vendit nuk ka forca të huaja të armatosura pa  mandatë kohor e hapësinor të veprimit dhe me numër të kufizuar (që nuk arrin 15% te numrit ushtarak vendor) të lejuara nga autoritet vendore, pas marrjes se pëlqimit të popullit në referendum. Forca të tilla të huaja të armatosura munden të qëndrojnë në kohè të kufizuar me misione paqësore dhe nuk munden të përdoren për agresione ndaj  vendeve mikpritëse as ndaj vendeve të treta.
Definicioni mbi Kushtetutën shpjegon se fjala është për aktin më të lart normativ me të cilin rregullohet jeta e një populli brenda një shteti. Kushtetua si një kontratë e përbashkët të cilës duhet ti përmbahen të gjithë qytetaret  e një vendi hartohet pas një debati të përgjithshëm popullor dhe miratohet me referendum, ku respektohet vullneti i shumicës. Kushtetutat e vërteta demokratike  aplikojnë formën e referendumit për marrjen e  të gjitha vendimeve me interes kombëtar, kur mbi  çështje të tilla nuk ka  mundësi  të merren  vendime në bazë të ligjeve në fuqi.
Duke u nisur nga këto parime arritja e Marrëveshjes Ashton – Daqiq për krijimin e “Republika Srbska” në Republikën e Kosovës  është në kundërshtim flagrant me të Drejtë Ndërkombëtare dhe me të Drejtën Kombëtare. Andaj ratifikimi i kësaj marrëveshje nga marionetat e Brukselit në Qeverinë e Kuvendin e Kosovës, ku ata janë instalua me vota të vjedhura dhe me korrupsion, nuk paraqet dokument legal dhe si i tille nuk e obligon Republikën e Kosovës.
Ratifikimi i kësaj marrëveshje u realizua në mënyrë të dhunshme  nga ana e Brukselit dhe mercenarëve vendor njësoj sikur që  u nënshkrua Dokumenti i Rambujesë dhe  Plani i Ahtisarit që ishin e janë produkte të  presioneve politike të,  kërcimeve e shantazheve të huaja korruptive, e me këmbë ne fytin e Kosovës, përmes të prezencës e  forcave te huaja te armatosura.
Edhe kur u miratua Plani i Ahtisaerit edhe kur u miratua marrëveshja Ashton – Daqiq  u përgjaken rrugët e Prishtinës nga dhuna e  mercenarëve të Brukselit nga policet vrasës të BE që me 10 shkurt 2007 vranë dy e plagosen mbi 80 kryengritës dhe me mija u helmuan dhe u rrahën barbarisht. Dhunë e ngjashme u përdor kundër   kryengritëseve shqiptar edhe me 27 qershor 2013 nga ana e mercenarëve vendor dhe të atyre të EULEX-it me urdhrin e Brukselit,  vetëm pse kryengritësit  e kundërshtuan rektifikimin e një marrëveshje reaksionare në demin e Republikë së Kosovës me anën e së cilës po copëtohet Kosova dhe në  një pse e territorit te saj po krijohet një njësi shtetërore armiqësore e krijuar nga armiqtë e saj serb.
Për të maskuar dhunën  me të cilën u miratua kjo marrëveshje armiqësore, filluan të rrahin tera kambanat  propagandistike te tipit Gebelit hitlerian gjoja se  “LVV përdori dhunën” për të penguar miratimin e sajë. Në ketë shërbim u vu edhe ambasadorja e SHBA  duke demonstrua lëndimin e saj  edhe pse asaj, nga truprojat saje  nuk ka pas shans me ju afrua as policia e Kosovës e le me ndonjë qytetar. Me ketë u synua që të akuzohet LVV dhe të harrohen  qytetarët kryengritës që u plagosen dhe u rrahën barbarisht nga mercenaret e Brukselit. Kjo në të vërtetë ishe një kryengritje politike, se po të ishte kjo një kryengritja e dhunshme, askush nga diplomatet e huaj nuk do te qëndronin në Kosove e le me te vine në Parlament me e diktua ratifikimin e kësaj marrëveshje armiqësore.
Ne dimë mire se askush ne SHBA  nuk do të pranonte kurrë miratimin e një marrëveshje të tillë të dëmshme kundër SHBA-ve me te cilën brenda SHBA do të krijohet një njësi shtetërore armiqësore nga armiqtë e SHBA! Atëherë  kur ata vet ketë nuk do ta bënin për vendin e vet pse po kërkojnë qe ketë të e pranon Kosova?  Kjo është një pyetje shumë serioze që administrata e SHBA  dhe e BM duhet të e  analizojnë. Sepse kur cenohet tërësia e tyre territoriale ata janë e nen gjendje të përdorin edhe  tërë arsenalin atomik për të mbrojtur sovranitetin e vet territorial, ndërsa LVV e akuzojnë për veprime të dhunshme pse organizon demonstrata paqësore.
LVV dhe liderëve të saj mundet të ju adresohen kritika për shumë çka dhe ato unë nuk kam ngurrua të numëroi publikisht sa herë që  ato kanë ndodhë. Por,  të akuzosh LVV për veprime të dhunshme  për  organizmin e demonstratave kundër vendimeve qe janë kundër kombit dhe atdheut ton, kjo është e pa qëndrueshme!
Kjo marrëveshje është marrëveshja e dyte  në historinë shekullore armiqësore mes Serbisë dhe Shqipërisë. Këto dy marrëveshje i kanë nga 15 pika identike. Të paren e  ka nënshkrua Nikaolla Pashqi  dhe te dytën Ivica Daqiqi. Nga pala shqiptare i kanë nënshkrua dy zero!
Ju duhet ta dine dhe këtë duhet ta mësojnë të gjithë miqtë tan se  ne mund të bëjmë gjithçka për miqësinë tonë me SHBA e me BM dhe me vendet tjera, duke përfshi edhen sakrifikimin e jetëve tona për mbrojtjen e miqve tan. Por, Atdheun ton nuk e sakrifikojmë  kurrë  për kur far çmimi dhe për kur far miqësie!
Nga: Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu