Raufi: Në Lagjen e Trimave ka pasur më shumë se 18 viktima (Video)

0
710

Naser Raufi, avokati mbrojtës në rastin “Lagjja e Trimave- Kumanovë, për Lajm TV ka zbardhur një moment rreth ngjarjes që nuk është publikuar deri më tani në opinion.

Raufi zbulon se në mesin e të vrarëve në Kumanovë është vrarë një person me uniformë të UÇK-së, të cilin asnjë prej të akuzuarve nuk e njeh. Sipas Raufit, me siguri ndonjëri prej atyre që u vranë e kanë njohur personin, i cili ka ndërruar jetë me uniformë të UÇK-së.

“Mund të them që është një moment që neve si avokat na detyron që ta përpunojmë rastin deri në fund është për shembull, rasti i një i personi që është në fotografi, është i vdekur, por asnjë prej të akuzuarve nuk e njeh se kush është. Është për t’u habitur se si askush nuk e njehë këtë person. Është fotografuar si i vrarë në Lagjen e Trimave, por askush nga pjesëtarët e grupit nuk e njeh. Ka gjasa që dikush prej të ndjerëve ta kishte njohur këtë person. Faktikisht ka pasur 19 viktima. Ne si avokat jemi habitur se si askush nuk po e identifikon edhe pse mbante uniformë të UÇK-së”, theksoi avokati Raufi.

Ai thotë se Prokuroria dhe Policia nuk e kanë komentuar këtë moment. “Është një enigmë, që besoj se ne do ta sqarojmë”, ishte decid Raudi.

Raufi ka folur edhe për rrjedhën e deritanishme të procesit gjyqësor.

“Deri tani kemi pasur 60 seanca. Dinamika është përforcuar. Me këtë dinamikë, deri ka muaji i 6-të do të kryhet. Përndryshe jemi në stadiumin ku dëshmojnë të akuzuarit. Deri tani kanë dëshmuar 7-të të akuzuar. Prej këtyre dëshmive, tashmë edhe nis të zbardhet ky rast. Zbardhet në atë drejtim, si kam thënë edhe më parë, si rast i shërbimit sekret. Këto të akuzuar kanë qenë me një skenar të Shërbimit sekret, jo vetëm të Maqedonisë, por edhe të një shërbimi tjetër. Këtë mund ta konstatojmë nga dëshmitë e të akuzuarve. Presim që në seancat e radhës të zbardhen edhe më shumë momente për këtë që e konstatoj. Kemi plan, që të gjithë avokatët të bëjmë një listë të përbashkët me dëshmitë dhe provat tona për këtë rast. Ky moment do të jetë pas deklaratave të të akuzuarve”, tha avokati Raufi.

Në pyetjen gazetareske se çka nëse konstatohet se shërbimet kanë qenë të përfshira, a shkon kjo në favor të të akuzuarve?

Raufi me përgjigje: Do të jetë në favor të të akuzuarve. Nëse argumentojmë këtë, përgjegjësia ulet edhe dënimet do të jenë më të buta. Do të vërtetohet se organizatorët janë tjerë dhe jo siç pretendon Prokuroria, se organizatorë janë disa prej të akuzuarve dhe të ndjerët Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu