Reagim i Shoqatës „Lëvizja“

0
545

shoqata-levizja

Vdekja e veprimtarit të shquar të Çështjes kombëtare Astrit Deharit në burgun e Prizrenit na ka tronditur thellë.

Shoqata „Lëvizja“ u shpreh ngushëllimet më të sinqerta prindërve, motrës, bashkëshortes dhe mbarë familjes së Avni dhe Xhemile Deharit.
Duke e përjetuar si një humbje të madhe dhe duke ndarë dhimbjen me familjen e Astritit dhe bashkveprimtarët e familjes Dehari, Shoqata „Lëvizja“ shpreh revoltën e vet për këtë tragjedi dhe kërkon me këmbëngulësi që rasti të ndriçohet plotësisht dhe të bëhen publike të gjitha detajet e kësaj vdekje misterioze. Çdo hezitim i institucioneve të Kosovës që të sqarohet plotësisht ky rast dhe t’i sjellë para përgjegjësisë ata që kanë ndikuar në këtë tragjedi do të konsiderohet si bashkëpërgjegjësi e tyre. Shoqata „Lëvizja“ kërkon që vdekja e Astrit Deharit të mos mbetet e pandëshkuar por të vihen në përgjegjësi të gjithë ata që kanë përgjegjësitë objektive.

Me dhembje të thellë
Shoqata „Lëvizja“

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu