REAGIM NË DEKLARATEN e ambasadores Jacobson: „Gjykata nuk njollos luftën e UÇK-së“

0
429

 

Brukseli po ushtron terror psikologjik në Republikën e Kosovës me këso shpikje te vazhdueshme për rresht 15 vite
Zonja Jacobson ne ketë deklaratë u murr me Tribunalin e Brukselit kundër UÇK-ës, me vazhdimin e mandatit  diktatorial të EULEX-it dhe me Zgjedhjet e ardhshme  në Republikën e Kosovës si pas Ligjit  diskriminues  aktual per Zgjedhjet!
Qe 15 vite po ushtrohet terror sistematik psikologjik ndaj shqiptarëve me shpikje te tilla! Deri kur me i durua shqiptaret këto eksperimente të Brukselit?!
Krijimi i një Gjykate te huaj Special per UÇK-ën jo vetëm se është përpjekje per njollosje  të UÇK-ës, por është edhe  akt agresioni juridik kundër  sovranitetin e Republikës se Kosovës. Ky është argument se Republikës së Kosovës, përmes të Brukselit, po i imponohet me dhunë një diktaturë e huaj kolonialiste dhe vazhdimi i terrorit gjyqësor politik serb të para 1999 kundër shqiptareve.
SHBA nuk duhet të bien në kurthet e aleatëve të boshtit profashist greko-sllav brenda Bashkimit Evropian kundër shqiptarëve!
Mbikëqyrja e Pavarësisë së Republikës se Kosovës ka marr fund dhe EULEX-it  nuk duhet të i vazhdohet mandati per as një minutë. Çdo lloj vazhdim i mandatit te EULEX-it është argument  se Republikës se Kosovës po i imponohet një sundim i huaj i dhunshëm dhe diktatorial.
KQZ është një instrument i partisë qe ka ardhur në pushtet me vota te vjedhura. Sabotimi i reformave zgjedhore me te cilat do te sigurohej:
– përfaqësimi proporcional i të gjitha komunave në parlament përmes të krijimi të aq zonave zgjedhore, aq sa ka komuna,
– aplikimi që një votues të ketë të drejtë të voton vetëm  një kandidat dhe
– bllokimi i idesë që Presidenti të kandidohet dhe të votohet nga populli,
ka prapavijë reaksionare që  të vazhdoi anarkia e vasalëve  vendor të dirigjuar nga qarqet e huaja! SHBA nuk duhet të i mbështesin por ti luftojnë këto sabotimet të Brukselit!
Nga: Besnik Prishtina

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu