Reagim në shkrimin e Mero Baze “Viagra e Sali Berishës” Nacionalizem

0
714

Mos me qen nacionalist keq – me qene nacionalist keq!

Kjo që thot Mero Baze nuk është në rregull. Me 100 vjetorin i shpalljes se pavarësisë ishte hera e par që Salih Berisha u sjell si shqiptar. Ai deshi të korrigjohet në fund të jetës se tij, pasi e pa se e mbushi kupën me Ahmet Zogun. Edhe beri mire sepse mu në kohen kur armiqtë e kombit shqiptar menduan se ia arrtën qëllimit të vet dhe kur i gëzoheshin se “mbaroi Shqipëria”, Ballkani u vesh KUQ e ZI. Kudo ku pat shqiptar në rruzullin tokësor, valoj flamuri Kuq e Zi. Qeveria e Salih Berishes u soll kësaj radhe vetëm shqip. Duk e njohur si dhelpër të moçme, sigurisht se Salih Berisha këtë nuk e ka bë pa mbështetjen e miqve perëndimor.

 

Prandaj filluan të kërcasin kambanat e alarmit në kisha e xhamia edhe në lindje edhe në perëndim. Stambolli kërkonte të shuhet historia e Skënderbeut. Athina kërkonte të shuhet historia e Ismail Qemailit. Disa nga perëndimi, me kërkesat e Beogradit e Athinës, kërkonte të shuhet flamuri Kuq e Zi edhe që Shqipëria të shpallet multietnike, e të fundoset në detin e flamurit blu të Bashkimit Evropian.

 

Si pas tyre shqiptaret duhet të mbesin pa shtet, e shtetet armike të shtrihen në territoret e Shqipërisë – ku me para e ku me dhunë. Këto janë kërkesa të barabarta me më kërkesat Arabe, me mbet Izraelitet pa shtet. Për arsye se shtetet armike të Ballkanit dhe aleatet e tyre e shohin Shqipërinë si Arabet Izraelin, edhe Shqipëria ka me u be Izrael për shtet armike fqinj në Ballkan dhe për aleatët e tyre.

 

Këto që po i thotë Mero Baze këtu për SHBA nuk janë te vërteta. SHBA nuk mundet te krahasohet as të barazohet me BE proserbe e progreke. SHBA e ka përkrah edhe Aleancën Kuq e Zi edhe Salih Berishen në rrugë e zgjedhjes së Çështjes Shqiptare, prandaj mos përhapni dezinformata. Greqia është në lufte kundër SHBA dhe kundër Evropës. Ketë e dëshmojnë aksionet terroriste ndaj bazave te SHBA në Greqi dhe demonstratat kundër Gjermanisë. Në këtë humnerë po synon me e fut edhe Shqipërinë. Por miqësia e Shqipërisë me popujt e SHBA dhe me RF të Gjermanisë ka qen dhe ka mbet tradicionale, përkundrejt të ekzistimit të lobeve antishqiptare të korruptuar nga Athina, Beogradi e Moska që u munduan gjithnjë ti helmojnë këto marrëdhënie miqësore.

 

Prandaj, pavarësisht nga motivet personale të Sallih Berishes, kësaj radhe beri jashtëzakonisht mirë. Më par një flamur nuk u ngriti në Tiran për festen e flamurit kombëtar sa ishte kryebashkiak dikush tjetër, e tani e ter Shqipëria u vesh Kuq e Zi. Salih Berisha ka shumë gabime, por kësaj radhe Salih Berisha ia qëlloi në dhjetëshe. Kush e kritikon Salih Berishen për 100 vjetorin këtë e bën nga pozitat e dyshimta. Kjo nuk do të thotë se për Salih Berishën e bë amnisti për gabimet tjera nga e kuluarja apo për gabimet në të ardhmen. Shqipëria ka miq dhe armiq në SHBA dhe Evropë. Miqtë e Shqipërisë nuk e duan shuarjen e saj. Ndersa sa për armiqtë kurrë fal mos ju kofshim e pushka top ju befte, se shqiptaret nuk ndiejnë për ta!

 

RROFTË SHQIPËRIA E BASHKUAR!

RROFTË FLAMURI KOMNBËTAR!

 

BERSNIK PRISHTINA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu